Covid-19/ Ministri i Shëndetësisë së Kosovës: Shqiptarët që hyjnë në Kosovë nuk do u kërkohet testi

29/07/2020 11:40

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Zemaj ka thënë se ambasadorit Minxhozi i ka konfirmuar se qytetarët e Shqipërisë dhe ata nga Lugina e Preshevës, nuk kanë nevojë për test për COVID-19, për të hyrë në territorin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Sapo u takova me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë z.Qemal Minxhozi, të cilit i konfirmova se qytetarëve e Republikës së Shqipërisë që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, nuk i kërkohet testi për COVID-19.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës është i bazuar në parim të reciprocitetit, si rrjedhojë nuk kërkohen testime nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë dhe as nga bashkëqytetarët tanë nga Lugina e Preshevës.

Bashkë me ambasadorin Minxhozi, u zotuam që do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë mes dy shteteve!

Top Channel