3 orë luftë me flakët/ Helikopteri i FA shuan zjarrin në pyjet e Molungut

29/07/2020 20:22

Forca Ajrore përmes helikopterit të pajisur kovat e posaçme është angazhuar në shuarjen e vatrës masive të zjarrit në pyjet e Molungut, në afërsi të fshatrave Katund i Vjetër – Rrasfik njësia administrative Rubik.

Pas më shumë se 3 orësh operacion, zjarri është vënë në kontroll.

Ky zjarr kishte disa ditë që ishte aktivizuar, ndërsa ditën e djeshme u raportua se po u afrohej zonave të banuar duke rrezikuar jetën e njerëzve.

Top Channel