E martë, 01 Shtator 2020
06:47
Bima medicinale e Jamballit – kundër stresit, virozave dhe ulçerës

Jamballi, ose siç edhe njihet ndryshe si Likuiricia, është një bimë bishtajore në formën e shkurres. Ka një kërcell të gjatë, me gjethe vezake, me lule të mbledhura në vile dhe me rrënjë të fuqishme të drunjta. Emri shkencor i jamballit është Glycyrrhiza dhe ka origjinën nga Greqishtja e lashtë. “Glukos” do të thotë “e ëmbël” ndërsa “riza” do të thotë “rrënjë.” Kjo rrënjë e ëmbël përmban glycirizinë, një përbërës që rezulton të jetë 50 herë më i ëmbël se mjalti.

06:26
Si të kujdeseni për lëkurën e dëmtuar natyralisht/ Ushqimet dhe trajtimet e duhura

Sa herë që shikoheni në pasqyrë një ndër gjërat e para që vini re me siguri është gjendja e lëkurës tuaj. Ka periudha kur ajo është shumë e shëndetëshme dhe ka momente të tjera kur nuk duket ashtu.

06:01
Shmangni këtë veprim me kondicionerët, që të mbani larg koronavirusin

Ajri i thatë apo i kondicionuar rrit infeksionin me Covid-19. Prandaj një grup studiuesish kërkojnë në studimin e tyre standarde optimale për lagështinë në mjedise të brendshme dhe në mjetet e transportit publik.

05:40
Temperaturat dhe sëmundjet e zemrës/ Ndiqni këshillat e mjekëve

Kur temperatura e ambientit është më e lartë se temperatura e trupit, djersitja është i vetmi mekanizëm efikas ftohës në dispozicion të trupit të njeriut. Mirëpo kjo përkthehet në humbjen e lëngjeve e për pasojë uljen e presionit të gjakut. Ky proces nuk përbën as njëlloj problemi për shumicën e individëve për sa kohë që konsumojnë lëngje për t’u mbrojtur nga dehidrimi.

05:19
OBSH: Hapja e shteteve pa vënë nën kontroll koronavirusin, “recetë për katastrofë”

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u bën thirrje shteteve që të vazhdojnë zbatimin e masave kufizuese me qëllim të luftimit të koronavirusit, ka thënë drejtori i përgjithshëm i kësaj Organizate, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Sipas tij, heqja e masave kufizuese pa pasur nën kontroll virusin, mund të jetë “recetë për katastrofë”.

05:00
Amazon siguron leje për dërgesa përmes dronëve në SHBA

Gjiganti amerikan i shitjeve online, Amazon, ka siguruar miratimin nga rregullatori kombëtar i aviacionit për nisje të dërgesave përmes dronëve në Shtetet e Bashkuara. Kjo kompani me bazë në Sietëll ka thënë se miratimin e ka pranuar përgjatë fundjavës nga Aministrata Federale e Aviacionit.

04:41
Dhoma e Përfaqësuesve, fletëthirrje për drejtorin e Shërbimit Postar mbi vonesat

Komisioni për Mbikëqyrje dhe Reformë i Dhomës së Përfaqësuesve ka në plan t’i dërgojë një fletëthirrje drejtuesit të Shërbimit Postar, Louis DeJoy për dorëzimin e dokumenteve në lidhje me ndërprerjet në operacionet e dërgesave të postës që tani janë thelbësore lidhur me aftësinë saj për të përballuar fluksin e votimit me postë që pritet të rritet në zgjedhjet e nëntorit.

04:16
Policia e Nju Jorkut, udhëzime të reja për disiplinimin punonjësve

Kur Departamenti i Policisë së Nju Jorkut pushoi nga puna një punonjës të rendit vitin e kaluar për përdorimin e taktikës së shtrëngimit në qafë ndaj Eric Garner-it, sindikata e punonjësve të policisë argumentoi se kishte një precedent të vogël ose asnjë, brenda sistemit disiplinor të departamentit për një dënim të tillë.

03:55
Presidenti, kancelarja gjermane dënojnë dhunën gjatë protestave

Figura të larta gjermane dënuan të hënën përpjekjet nga protestues të ekstremit të djathtë për t’u futur me forcë në parlamentin gjerman. Qindra vetë, pjesë e demonstratave kundër masave kufizuese të imponuara gjatë pandemisë, çanë kordonin policor para parlamentit të shtunën në mbrëmje para se të ndaleshin nga policia. Presidenti tha se aktet dhe simbolet e ekstremit të djathtë që mbanin protestuesit ishin plotësisht të patolerueshme:

03:33
SHBA planifikon reduktim të pranisë ushtarake në Irak

Shtetet e Bashkuara kanë në plan të reduktojnë numrin e trupave në Irak, njoftoi Presidenti Trump dhe zyrtarë të tjerë amerikanë. Presidenti postoi në Twitter një koment të shtunën ku thotë se SHBA “ka në plan të reduktojë” praninë ushtarake në Irak, pa dhënë hollësi të tjera.

03:11
Trump dhe Biden fajësojnë njëri-tjetrin për protestat e dhunshme

Nëntë javë para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish nënpresidenti Joe Biden, të hënën fajësuan njëri-tjetrin për dhunën e lidhur me protestat e fundit kundër padrejtësive racore dhe trajtimit nga policia të pakicave.

02:38
Studimi/ Gati 90% e personave të diagnostikuar me virus, mund të mos kenë mjaftueshëm ngarkesë virale sa për të infektuar të tjerët

Gati 90 përqind e njerëzve të testuar për COVID-19 në Massachusetts, në Neë York dhe Nevada gjatë muajit korrik kishin shumë pak gjurmë të virusit, dhe fakti që dolën pozitivë kjo sipas ekspertëve mund të ndodhë edhe për shkak se testet e sotme janë “tepër të ndjeshme”.

02:17
SHBA, vaksina/ Shkurton procedurën, ka dyshime

Njoftimi i kreut të FDA-së amerikane Stephen Hahn se po kërkojnë shkurtimin e procedurave të prodhimit të një vaksine për Covid-19, ka vënë në alarm shkencëtarët vendas.

01:56
23 vjet pa Lady Dianën/ Princesha humbi jetën në një aksident tragjik

23 vjet më parë, do të humbte jetën në një aksident tragjik princesha Diana, të cilën ende dhe sot vazhdojnë ta quajnë “nëna e shume nismave filantropike”. Përpjekjet e saj për të ngritur shqetësimeve humanitare jo vetëm e “ bënë monarkinë britanike të dukej më njerëzore”, por rrëmbyen edhe vëmendjen e mbare botës, thotë The Time.

01:34
Zbulohen shifrat e transferimit të Van de Beek në “Old Trafford”

Drejtuesit e Manchester United sigurojnë marrëveshjen me krerët e Ajaksit për mesfushorin Donny van de Beek. Për 23-vjeçarin e përfaqësueses holandeze më herët kishin krijuar interesim gjithashtu edhe klube si Reali i Madridit, Totenhami, Interi, Juventusi apo dhe Barcelona, por në fund, me sa kuptohet, mesfushori i Ajaksit vendos të largohet nga Eeredivisie, për t’u zhvendosur në Premier League, në radhët e “Djajve të Kuq”.

01:09
Gjukanoviç shkon në opozitë/ Abazoviç zgjedh koalicionin me partitë pro serbe për qeverinë e re në Malin e Zi

Pas 30 vitesh në pushtet partia e Presidentit Milo Gjukanoviç shkon në opozitë. Shqiptari Dritan Abazoviç, që ishte çelsi i qeverisë së re në Podgoricë me lëvizjen “URA” zgjodhi partitë pro-serbe, që sigurojnë kështu shumicën në parlamentin e Malit të Zi për të drejtuar vendin në 4 vitete e ardhshme.

00:53
Ecuria e mirë në kupat e Europës, Tirana prek milionat

Në kohë pandemie, paratë janë gjëja më e sikletshme në një skuadër futbolli dhe tkurrja e milionave nga sponsorizimet e mungesa e publikut në stadiume, ka imponuar te UEFA shpikje alternative për të garantuar mbijetesën. Te kampionët e futbollit shqiptar, ecuria e mirë në kupat kontinentale, do shëndoshë edhe financat.

00:32
Zyrtare/ Seria A starton më 19 shtator, për publikun nuk është vendosur ende

Kampionati i ardhshëm i Serisë A do të nisë në 19 Shtator. Me përjashtim të surprizave të bujshme që lidhet me situatën e pandemisë dhe me sytë te numri i të infektuarve në Apenine, elita e futbollit italian do të japë shkëndijat e para të një fushate të gjatë e emocionuese, që për publikun shqiptar do vijë përmes ekranit të vogël në platformën Digitalb.

00:15
Interi i thotë jo ofertës së parë të Cagliarit, Nainggolan kthehet te zikaltrit

Interi i ka thënë jo ofertës së parë të Cagliarit për Radja Nainggolan dhe rikthen në bazë mesfushorin belg. Këtë të martë në datën 1 shtator bashkë me afrimin më të ri në merkato të zikaltërve, talentin maroken Achraf Hakimi, Nainggolan do të rikthehet në bazën e zikaltërve.

00:02
Kërkohet nga Juve, Lyoni fikson çmimin për mesfushorin e talentuar

50 milionë Euro është shuma që presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas kërkon për kartonin e talentit Housem Aouar. Në këtë mënyrë numri një i klubit francez paralajmëron të gjitha klubet që janë në garë për futbollistin.

E hënë, 31 Gusht 2020
23:51
Immobile “përjetësisht” bardhekaltër, rinovon për 5 sezone me Lazion

Pas dy sezonesh të vështira të kaluara mes Gjermanisë, Spanjës dhe Torinos, Ciro Immobile u transferua te Lazio në verën e 2016-ës dhe që atëherë nuk ka të ndalur me golat e tij, aq sa në 178 ndeshje me kryeqytetasit, numëron plot 125 gola të shënuar.

23:40
NBA – Play Off/ Clippers çerekfinalistja e radhës, Denver e Utah sërish në barazim

Los Angeles Clippers është skuadra e radhës që siguron kualifikimin për në çerekfinalet e Play Off-it në NBA, pasi mposhti mbrëmjen e djeshme Dallas Mavericks me shifrat 111-97, në sfidën e zhvilluar në “AdventHealth Arena” të Orlandos.

23:28
Tashmë është zyrtare, Ibra mbetet “Djall”, ka zgjedhur numrin 11

Zlatan Ibrahimoviç zyrtarizoi rinovimin e kontratës me Milanin nëpërmjet Instagramit. Suedezi, gjatë udhëtimit për në Milanello, pasi ishte në “Casa Milan” për nënshkrimin e marrëveshjes, shfaqi për fansat fanellën e tij të re me numrin 11.

23:16
Ofertë faraonike nga Arabia Saudite, Ozil mendon largimin nga Arsenali

Ofertë faraonike nga Arabia Saudite për Mesut Ozil. Prej kohësh mesfushori turko-gjerman kërkon të largohet nga Arsenali pasi ka humbur vendin e titullarit te skuadra londineze dhe nuk shikohet si prioritet nga trajneri Mikel Arteta.

23:02
I propozoi për martesë, Rudina Dembacaj i përgjigjet ndjekësit: S’kam plan për burrin e katërt

Rudina Dembacaj teksa ka publikuar në rrjete sociale një foto nga xhirimet e emisionit “Dy botë”, ka marrë komente të ndryshme nga ndjekësit. Njëri prej të cilëve “e ka kërkuar për grua”.

22:50
Turqia kritikon vizitën e ndërlidhur me YPG/PKK-në terroriste në Moskë

Turqia kritikoi vizitën në Moskë nga një grup i lidhur me YPG/PKK-në terroriste, duke thënë se Rusia duhet të shmangë hapat që i shërbejnë interesave të terroristëve që kërcënojnë si Turqinë ashtu edhe Sirinë.

22:47
​Gjendet trupi i diplomatit të zhdukur britanik?

Diplomati britanik ishte zhdukur pasi ishte larguar nga shtëpia e tij më 6 maj të këtij viti.

22:28
Fotot/ Maqedonia e Veriut, qeveria e re nis nga puna

Me 62 vota për, 51 kundër dhe asnjë abstenim pas një debati dyditor, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi qeverinë e re.

22:27
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, autori plagos të riun dhe godet me qytën e armës një tjetër

Gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë mbetur të plagosur 2 persona në Zall-Herr të Tiranës.

22:10
​Shtëpia e Bardhë: Rusia duhet të respektojë sovranitetin e Bjellorusisë

Rusia duhet të respektojë sovranitetin e Bjellorusisë dhe të drejtën e popullit të saj për të zgjedhur udhëheqësit e tyre, tha të hënën zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany.

22:08
FOTO/ Pushime luksoze në Ibiza për Wanda Nara dhe Icardin. Çiftit i bashkohet dhe Neymar

Vera iku, por kjo nuk është një arsye për Mauro Icardin dhe Wanda Nara-n që të mos vazhdojnë pushimet e tyre.

22:03
​Haradinaj: Kurrë nuk i kam thënë Amerikës jo, problem është Albin Kurti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka hedhur poshtë deklarimet e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje se pjesëmarrja e ambasadorit amerikan Richard Grenell në procesin e dialogut do të jetë e rrezikshme për Kosovën.

21:58
​Haradinaj: Hoti e ka konfirmimin tim nëse nuk i prek kufijtë dhe kushtetutën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj ka folur rreth procesit të dialogut me Serbinë para takimeve të radhës në Uashington dhe Bruksel.

21:55
Superkupa e Shqipërisë/Historike! Teuta fiton trofeun për herë të parë!

Ndeshja Tirana-Teuta për Superkupën e Shqipërisë përfundoi 1-2 duke bërë kështu që Teuta të fitojë për herë të parë këtë trofe në historinë e saj.

21:36
Ushtaraku i lartë francez arrestohet për spiunazh për inteligjencën ruse

Një zyrtar i lartë i ushtrisë së Francës është arrestuar si i dyshuar për spiunazh për shërbimet sekrete ruse.

21:30
Pa maska e distancim social, të rinjtë aspak të shqetësuar, policia i ndërpret festën në pishinë

Të rinjtë në Karolinën e Jugut duket se nuk janë shumë të shqetësuar nga pandemia e COVID, pavarësisht rritjes së rasteve, ndërsa kanë organizuar një festë në pishinë ku morën pjesë 200 persona.

21:23
​Haradinaj: Nuk e kam frikën e amerikanëve si Albin Kurti – Mustafa ta disiplinojë Lutfi Hazirin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka folur rreth rolit të tij në procesin kur në Uashington dhe Bruksel do të mbahen takimet e radhës të dialogut.

21:20
Erdogan: Turqia nuk do të tolerojë piraterinë në rajonet e Egjeut dhe Mesdheut

Turqia nuk do të tolerojë veprime të paligjshme në rajonet e Egjeut dhe Mesdheut, tha sot presidenti Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

21:10
​Haradinaj: Hoti e ka konfirmimin tim nëse nuk i prek kufijtë dhe kushtetutën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj ka folur rreth procesit të dialogut me Serbinë para takimeve të radhës në Uashington dhe Bruksel.

21:09
Gjuajtësi rus dëbon bombarduesin amerikan në Detin e Zi me manovra terrori (video)

Pentagoni ka dënuar sot manovrat sipas tyre “të pasigurta e joprofesinale” të dy pilotëve të gjuajtësit rus Su-27 që interceptoi një bombardues amerikan në detin e Zi dhe fluturuan kërcënueshëm 30 metra larg kabinës së pilotimit.

21:04
E rëndë në Vlorë, po rregullonte linjën e internetit, 34-vjeçari bie nga shtylla

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur këtë pasdite, teksa një 34-vjeçar ka rënë nga shtylla dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

20:57
Në Turqi u kryen mbi 110.000 teste për COVID-19 në një ditë

Në Turqi janë kryer 110.102 teste për koronavirusin e ri gjatë 24 orëve të fundit, një numr rekord, tha sot ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

20:49
Meta vlerëson me dekoratën ”Nderi i Kombit” Bandën Kombëtare VATRA

Presidenti Meta në kuadër të kremtimit të 100-vjetorit të Luftës së Vlorës, vlerëson Bandën Kombëtare Muzikore “Vatra” me Dekoratën “Nderi i Kombit” dhe Orkestrën Frymore të Forcave të Armatosura me titullin e lartë “Kalorës i Urdhërit të Flamurit”.

20:44
Nëna sheh fytyrën e të sapolindurit, kërkon testin e ADN sepse nuk është bebja e saj

Për çdo prind ka disa momente tmerri, cilido që të jenë ata. Qoftë sëmundja e një fëmije, ngatërresa e tij në një situatë të rrezikshme apo përfshirja në gjëra që prindërve nuk do t’i shkonte ndërmend kurrë, siç tregon dhe historia e mëposhtme.

20:39
SHBA, rreth 6 milionë të prekur nga COVID-19

Në Shtetet e Bashkuara numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus po tejkalon shifrën 6 milionë, ndërsa numri i vdekjeve ka kaluar shifrën 183 mijë.

20:32
Iran, shënohen 109 viktima të reja nga COVID-19

Me 109 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirus në Iran, numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 21.571.

20:26
OKB dërgon ndihma humanitare në Siri

Kombet e Bashkuara (KB) kanë dërguar 16 maunë me ndihma humanitare në veriperëndim të Sirinë ku miliona njerëz kanë nevojë për ndihmë shkaku i konfliktit të brendshëm.

20:22
Sadiku rikthehet në Kombëtare/ Shqipëria do përballet me Bjellorusinë dhe Lituaninë

Kombëtarja shqiptare nisi grumbullimin për dy ndeshjet e para të UEFA Nations League me Bjellorusinë dhe Lituaninë. Në skuadrën kuqezi është rikthyer pas një periudhe të gjatë sulmuesi Armando Sadiku i cili nuk e fshehu kënaqësinë e tij duke premtuar të japë maksimumin për këto dy ndeshje.

20:16
OBSH: Hapja e shteteve pa vënë nën kontroll koronavirusin, “recetë për katastrofë”

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u bën thirrje shteteve që të vazhdojnë zbatimin e masave kufizuese me qëllim të luftimit të koronavirusit, ka thënë drejtori i përgjithshëm i kësaj Organizate, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

20:07
Tensioni në Bjellorusi/ Gazetari Franak Viaçorka: Presidenti Lukashenko nuk kërkon dialog

Franak Viaçorka, gazetar dhe aktivist nga Bjellorusia dhe njëkohësisht djali i Vinçuk Viaçorkës, politikanit opozitar të presidentit Aleksandër Lukashenkos, në një intervistë për Top Channel, tregoi për situatën dinamike që po zhvillohet në vendin e tij.

20:04
Francezja arrestohet për videon imorale në urën e shenjtë indiane

Një 27-vjeçare franceze është arrestuar pasi filmoi veten të zhveshur në një urë të shenjtë mbi lumin Ganxhi në Indi.

19:58
Mal i Zi/ Qeveria nga forcat proserbe dhe shqiptari Dritan Abazoviç, Gjukanoviç tashmë në opozitë

Sot u mbajt një takim i liderëve të koalicionit, “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zezë dhe e bardhë”, Zdravko Krivokapic, Aleksa Becic dhe Dritan Abazovic, i cili do të formojë Qeverinë e ardhshme të Malit të Zi.

19:41
Në 72 orët e fundit: 145 patenta të pezulluara, 44 të arrestuar dhe 1941 masa administrative

Gjatë 72 orëve të fundit: 145 leje drejtimi të pezulluara, 44 drejtues mjetesh të arrestuar dhe 1941 masa administrative.

19:39
Biznesi, “humbjet 500 mln euro”/ Goditja nga pandemia, 3.8 përqind e prodhimit të brendshëm

Mbyllja për 3 muaj e aktivitetit ekonomik gjatë periudhës së karantinës ka sjell një humbje prej 250 milion eurosh për bilancet e biznesit shqiptarë.

19:34
Kosto e Covid, 150 mijë lekë/ Të shëruarit: Shteti duhet t’i mbështesë familjet e të prekurve

Nora Malajn e gjetëm teksa pushonte në Golem, pas me shumë se pesë javëve të vështira, ku qëndroi e izoluar në Tiranë, për shkak se kaloi Covidin në gjendje shëndetësore të moderuar pa pasur nevojë të shtrohet në spital.

19:24
Lady Gaga vesh maska pa fund në ceremoninë e çmimeve të MTV

Megjithse jemi në mes të pandemisë, për një gjë jemi të sigurtë: Lady Gaga nuk lejon asgjë ta ndalojë për të servirur stilet e saj të frikshme dhe të paparashikueshme.

19:21
Serbisë i dorëzohet dron për kërkim të varrezave masive

Në të ardhmen, Serbia do të kërkojë të zhdukurit e konflikteve në ish-Jugosllavi, të cilët dyshohet se janë të varrosur në varreza masive, përmes një droni, të cilën e ka financuar Britania e Madhe.

19:20
Kush është Dritan Abazoviç? Ai thotë se Skënderbeu kishte prindër serbë

Dritan Abazoviç është lindur ne 1985 në një familje shqiptare në Ulqin dhe është shkolluar në Universitetin e Malit te Zi si dhe në Universitetin e Sarajevës.

19:18
Kosovë, 9 viktima nga Covid/ Nga fillimi i pandemisë humbën jetën 525 persona

Nëntë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e coronavirusit në Kosovë, duke e quar numrin e përgjithshëm në 525.

19:02
Kardiologia e parë femër në Indi vdes nga koronavirusi në moshën 103-vjeçare

Një nga mjekët më të njohur të Indisë, Si Padvamati, ka vdekur në Delhi në moshën 103-vjeç, pasi u pranua në spital me koronavirus 11 ditë më parë, sipas Times of India.

18:58
​Lajçak pret marrëveshjen finale ‘pas disa muajve’

Emisari special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Lajçak, deklaroi sot se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve është një proces serioz dhe jo vetëm i një akti.

18:55
Aksident i rëndë në Shkodër/ Fugoni del nga rruga, 7 të plagosur

Një fugon raportohet të ketë dalë nga rruga në aksin Shkodër- Bogë si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit.

18:54
​Spanja raporton mbi 23.000 raste të reja me koronavirus që nga e premtja

Spanja ka regjistruar më shumë se 23,000 raste të reja me koronavirus që nga e premtja, tha shefi i urgjencës shëndetësore Fernando Simon të hënën në një konferencë shtypi, duke sugjeruar që shkalla e infeksionit kishte rënë pak nga një kulm i arritur javën e kaluar.

18:52
Ekonomia në Itali tkurret për 12,8 për qind në tremujorin e dytë

Ekonomia në Itali tkurret për 12,8 për qind në tremujorin e dytë për shkak të ndikimit të koronavirusit, më shumë se sa pritej.

18:51
3-vjeçarja ngrihet 30 metra në ajër pasi bllokohet te bishti i balonës (video)

Pamje të tmerrshme janë publikuar së fundmi të një vajze 3-vjeçare që lëshohej në ajër në drejtime të ndryshme, pasi u bllokua në bishtin e balonës së saj.

18:48
Mrekullia mbi tokë! Dubai magjik i fotografuar nga lart (FOTO)

Fotografitë e shkrepura nga fotografja e njohur, Jumana Joliedo, do t’iu mahnisin.

18:44
VOA: Mali i Zi, e paqartë cila parti mund ta formojë qeverinë

Në Mal të Zi rezultatet paraprake të KQZ-së tregojnë për një rezultat të ngushtë mes dy forcave politike që zhvilluan një fushatë të ashpër zgjedhore në vend.

18:25
Çfarë i ndodhi? Weeknd shfaqet në VMA-s i gjakosur dhe i nxirë… (FOTO)

The Weeknd tërhoqi vëmendjen e të gjithëve mbrëmjen e djeshme në VMA-s pasi u shfaq me të nxira dhe i përlyer në gjak.

18:24
Turistja goditet për vdekje nga barka e shpejtë, teksa notonte në Korfuz

Një turiste britanike është vrarë pasi u godit nga helika e një barke shpejtësie në Korfuz teksa notonte në breg të detit.

18:13
Borë në gusht! Ndodh​ në Slloveni

Ndërsa një pjesë e Ballkanit po vlon nga i nxehti afrikan, në Slloveni ka nisur të bie borë.

18:06
Momente dramatike/ Burri i zhveshur del me shpatë në Londër, kalimtarët tentojnë pa sukses ta çarmatosin

Një burrë gjysmë i zhveshur është regjistruar sot në video teksa kërcënonte me një shpatë gjigande në një rrugë në jug të Londrës, ndërsa disa kalimtarë të guximshëm tentuan tentuan me hezitim ta çarmatosnin, por pa sukses.

18:06
Dikur dukej si djalë e tani meshkujt “çmenden” pas saj, transformimet që do ju lënë pa fjalë (FOTO)

Kemi dëgjuar shpesh të thuhet se nëse njeriu ka vullnet, ka edhe një mënyrë për t’i bërë gjërat më mirë. Nuk ika asnjë ilaç magjik, as një ushqim magjik që ju ndihmon automatikisht që të humbisni peshë shumë shpejt.

18:00
Modelja “çmend” rrjetin me format bombastike, nuk i lë vend imagjinatës (FOTO)

Supermodelja e famshme e Instagramit, Demi Rose po kalon disa ditë të nxehta në Ibiza.

17:52
​Banka më e madhe e Danimarkës gabimisht mbledh borxhin e 106.000 klientëve

Banka më e madhe daneze ka mbledhur një shumë të tepërt të borxhit të 106.000 klientëve për shkak të një gabimi në sistemin IT.

17:35
Shtetet baltike sanksionojnë Lukashenkon dhe zyrtarë të lartë bjellorusë

Lituania, Letonia dhe Estonia kanë bërë të ditur se kanë vendosur masa për ndalim të udhëtimit ndaj presidentit bjellorus, Alyaksandr Lukashenka dhe 29 zyrtarëve tjerë bjellorusë, ndërkohë që rritet presioni ndaj liderit autoritar rreth shkeljeve zgjedhore dhe shtypjes së protestave pas votimit.

17:33
Bien çmimet e konsumit në Gjermani

Çmimet e konsumit në Gjermani ranë në gusht për herë të parë me bazë vjetore, në më shumë se katër vjet për shkak të uljes së TVSH-së.

17:14
Ishte aq e shëndoshë sa me zor ulej! 25-vjeçarja zbulon sekretin e rënies në peshë (FOTO)

Një vajzë e re e cila dikur përdorte një rrip të dhimbshëm për të zvogëluar belin e saj, tani ka zbuluar se si ka humbur peshë përmes një diete.

17:12
Ekskluzive! Nuk ka qetësi për çështjen e Detit/ Meta “i kërkon llogari” Ramës: Çfarë ke folur me Mitsotakis?

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër zyrtare kryeministrit Edi Rama të cilën Top News e disponon, ku kërkon informacion për çështjen e detit.

17:04
India tërhiqet nga manovrat ushtarake ruse prej konflikteve me Kinën e Pakistanin

Ushtria e Indisë tha sot se nuk do të marrë pjesë në manovrat ushtarake shumë kombëshe të organizuara nga Rusia prej debateve kufitare me Kinën e Pakistanin.

17:04
Rusi/ Dhunohet dhe përgjaket blogeri opozitar

Një bloger i shquar i opozitës në Rusi, Yegor Zhukov, është rrahur në Moskë dhe është dërguar në spital për mjekim.

16:59
Familja perfekte, Georgina Rodriguez pozon me bikini pranë Ronaldos dhe fëmijëve (FOTO)

Edhe një herë Georgina Rodriguez është në qendër të vëmendjes në mediat rozë.

16:49
FOTO/ Bella Hadid mahnit, zgjedh veshje transparente për rikthimin në tapetin e kuq

Kthim me shumë zhurmë në tapetin e kuq për Bella Hadid.

16:48
Qindra copa të çmuara meteori bien në qytezën braziliane, banorët: Po bien para nga qielli

Mijëra njerëz kanë nisur të shkojnë drejt qyteti brazilian ku copa materiali të çmuar të një meteori 4.6 miliardë vjeçar po bien nga qielli, disa prej të cilave vlejnë deri ne 25 000 dollarë.

16:48
Dialogu Kosovë-Serbi/ Lajçak: Afate kohore nuk kemi, por kemi “vija të kuqe”

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se dialogu midis dy vendeve për normalizimin e marrëdhënieve është aktualisht çështja më e rëndësishme në Ballkan dhe paralajmëroi se do të ketë intensifikim të raporteve midis dy palëve.

16:45
Papa bën thirrje për dialog në Mesdheun Lindor

Lideri shpirtëror i të krishterëve katolikë dhe kreu i shtetit të Vatikanit, Papa Françesku tha se me shqetësim ndjek tensionet në Mesdheun Lindor ndërsa bëri thirrje për dialog dhe respektim të ligjit ndërkombëtar.

16:45
MTV Video Music Awards 2020 / Dominojnë Lady Gaga, Ariana Grande dhe BTS

Ceremonia e Çmimeve “MTV Video Music Awards 2020” këtë vit u zhvillua pa spektatorë për shkak të pandemisë së koronavirusit, por padyshim që të nominuarit dhe fituesit meritonin të gjithë duartrokitjet.

16:40
Ministri gjerman i bën thirrje Rusisë të rrisë përpjekjet në hetimet për Navalnyn

Gjermania i ka bërë thirrje Rusisë që të rrisë përpjekjet në hetimet për atë sesi është sëmurë lideri opozitar rus, Aleksei Navalny, i cili aktualisht po trajtohet në një spital në Berlin, pas dyshimeve për helmim.

16:36
Gjirokastër/ 4 të arrestuar për drejtim mjeti të dehur dhe pa patentë

Policia Rrugore e qarkut Gjirokastër ka arrestuar 4 shtetas, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

16:32
4 viktima dhe 133 raste të reja/ Ministria e Shëndetësisë: Pozitiviteti është i njëjtë me një javë më parë …

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 133 raste të reja me Covid 19 në vendin tonë, duke e çuar numrin total të përgjithshëm në 62837, nga të cilat 4015 janë raste aktive.

16:31
​Tre lojtarë të Atalanta dalin me COVID-19, stërvitjet vazhdojnë

Tre futbollistë të skuadrës italiane Atalanta kanë dalë pozitivë në testet për koronavirus, njoftoi sot klubi nga Bergamo.

16:24
Covid-19 në vend/ Ministria e Shëndetësisë: 133 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 133 raste të reja dhe 4 humbje jete si pasojë e Covid-19.

16:21
“Perimetri”/ Transportonte 28 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 27 vjeçari

Një tjetër rast në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit është goditur nga policia.

16:17
Vuçiq: Bisedë e shkëlqyeshme me Merkelin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bisedoi përmes telefonit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ndërsa në llogarinë e tij në Instagram tha se biseda ka qenë “e shkëlqyeshme”.

16:15
​Dy të shëruar dhe dy raste të reja me COVID-19 në Malishevë

Komuna e Malishevës ka regjistruar edhe dy raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

16:13
Foto e Adele ngjall polemika racore, Naomi Campbell i del në mbrojtje

Këngëtarja britanike Adele ka marrë mbështetjen e supermodeles Naomi Campbell dhe fansave të saj pasi u akuzua për përvetësim kulturor ku u shfaq me bikini me flamur xhamaikan dhe stil afrikan flokësh për të shënuar festën e anulluar të karnavaleve të Notting Hill në Londër.

16:12
Bie numri i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 450 teste prej të cilave 11 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

16:12
​BE do t’i japë 400 milionë euro nismës së OBSH për të blerë vaksinën antiCOVID-19

Komisioni Evropian njoftoi të hënën se do t’i japë 400 milionë euro nismës së OBSH për të blerë vaksinën antiCOVID-19.

16:07
Plagosi me thikë 36-vjeçarin, arrestohet i riu në Gjirokastër

Gjirokastër- Një 21-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet për plagosjen me thikë të një 36-vjeçari.

15:52
Kosovë/ 9 të vdekur dhe 120 raste me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 452 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 120 raste pozitive.

15:50
Tre raketa fundosin luftanijen USS Durham në manovrat detare spektakolare të SHBA (video)

Megjithse manovrat bienale detare të SHBA pranë Hawaii, ishin sivjet më të vogla se zakonisht, në to nuk u përjashtua fundosja e një luftanijeje të vërtetë nga silurat.