Ofertë faraonike nga Arabia Saudite për Mesut Ozil. Prej kohësh mesfushori turko-gjerman kërkon të largohet nga Arsenali pasi ka humbur vendin e titullarit te skuadra londineze dhe nuk shikohet si prioritet nga trajneri Mikel Arteta.

Konkretisht është klubi Al Nasser, i cili kërkon shërbimet e fantazistit. Arabët i kanë ofruar 31-vjeçarit plot 16.8 milionë euro neto në sezon dhe tashmë pritet përgjigjja e Ozilit.

Kujtojmë që marrëdhënia mes lojtarit dhe trajnerit Arteta ka kohë që është krisur dhe shpesh trajneri spanjoll e ka lënë në tribunë Mesutin. Ozil u transferua tek Arsenali në vitin 2013 nga Real Madrid dhe që nga ajo ditë ai ka luajtur në 184 ndeshje me klubin londinez. Me Arsenalin, 31-vjeçari ka edhe një vit kontratë.

Top Channel