E mërkurë, 27 Maj 2020
03:54
Twitter paralajmëron lexuesit për postimet e presidentit

Të martën kompania Twitter për herë të parë paralajmëroi përdoruesit të kontrollojnë faktet në postimet që vë Presidenti Trump në Twitter. Kompania paralajmëron se pretendimet e presidentit për dërgimin e votave me postë ishin fallso dhe ishin kundërshtuar nga faktet.

03:30
Situata e Covid-19, shkon në mbi 20% papunësia në SHBA

Një numër rekord amerikanësh pritet të qëndrojnë në listat e të papunëve deri në vjeshtë si pasojë e pandemisë. Teksa vendi gjendet pak muaj para zgjedhjeve presidenciale, situata është në disfavorin e kreut të shtetit, Donald Trump.

03:05
Rihapet pas 3 muajsh bursa e New York-ut

Sigurisht që do të bëjmë para. Ky është Nju Jorku – thotë guvernatori Endriu Cuomo, ndërsa hyn në makinën e tij pasi i ra kambanave që hapën bursën e Nju Jorkut pas thuajse tre muajsh mbyllje.

02:43
SHBA: Rusia ka dislokuar avionë luftarakë në Libi

Komanda e Ushtrisë amerikane për Afrikën tha se Rusia kohët e fundit dislokoi avionë luftarakë në Libi për të mbështetur kontraktorët ushtarakë të sponsorizuar nga shteti rus, të cilët po ndihmojnë forcat që po luftojnë qeverinë libiane të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. Avionët luftarakë rusë mbërritën në aeroportin al-Jufra në Libi nga një bazë ajrore në Rusi pas një ndalese në Siri, ku ata u ringjyrosën për të kamufluar origjinën e tyre ruse, tha të martën Komanda e Forcave Amerikane në Afrikë, AFRICOM.

02:19
Kalifornia lëshon udhëzime për rihapjen e objekteve fetare

Shërbimet fetare në Kaliforni do të duken shumë më ndryshe sipas rregullores së re e cila u bë publike të hënën e që kufizon pjesëmarrjen e besimtarëve në jo më shumë se 100 persona gjatë shërbesave fetare. Besimtarëve u rekomandohet të vendosin maska, të kufizojnë të kënduarit si dhe të mos shtrëngojnë duart apo të përqafohen me njëri-tjetrin.

01:51
Kërkesë Twitterit: Fshini postimet e Presidentit Trump për gruan e vdekur

Bashkëshorti i një gruaje që vdiq rreth dy dekada më parë kërkon që të fshihen disa komente të presidentit në Twitter ku Presidenti Trump në mënyrë të përsëritur aludon se gruaja u vra nga shefi i saj, ish-ligjvënës republikan, i cili aktualisht është një kritik i ashpër i presidentit.

01:25
Libër online për fëmijë, lajmi vjen nga autorja e Harry Potter

Autorja e librave Harry Potter, JK Rowling, ka befasuar fansat e saj kur ka njoftuar se do të publikojë një libër të ri për fëmijë në faqen e saj online. The Ickabog ka treguar se është përrallë, njëherësh libri i parë i saj për fëmijë që nuk lidhet me Harry Potterin.

01:02
Shkupi hap kufijtë në 1 qershor, fillimisht lëvizja do të nisë me vendet fqinje

Maqedonia e Veriut, nga data 1 qershor, pritet të hapë kufijtë me shtetet fqinje. Kështu propozoi Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e së martës, ku u propozua edhe heqja e orës policore, si dhe hapja e restoranteve dhe e kafeneve. Këto kufizime janë ndërmarrë qysh në muajn mars, në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

00:41
Durrës/ Zaptimi i plazhit publik, arrestohet pronari, nën akuzë edhe për ndërtim të paligjshëm

Zaptimi i pronës publike në bregdet dhe betonizimi i plazhit është kthyer prej vitesh në një realitet, që ende vazhdon. Në prag të çeljes së sezonit turistik, policia e Durrësit në bashkëpunim me IKMT-në kanë shtuar kontrollet me qëllim parandalimin e krimeve mjedisore dhe zaptimit të pronës publike në plazhe.

00:19
Top Story/ Përse Shqipëria është vendi i preferuar në Ballkan për trafikun e arabëve

Trafiku i paligjshëm i emgrantëve ekziston edhe në shumë vende të tjera. Por Shqipëria është vendi më i pëlqyer. Janë disa arsye për këtë. Një emigrant që niset ilegalisht nga Egjipti apo Libia, drejtë Europës duhet të bëjë një rrugë të gjatë. Nëse niset nga deti rruga zgjat për shumë ditë dhe mund të jetë e rrezikshme. Përveç kësaj, ai duhet të paguajë shuma të mëdha parash, që shkojnë deri në 30-40 mijë euro për një person.

00:17
Top Story/ Qendra Kombëtare e Biznesit, një “oaz” për hapjen e kompanive fantazëm nga arabët

Duket sikur vendi ynë është një oaz i paligjshmërisë, ku letrat mund të kopsiten fare lehtë, mjafton të kesh njohjet e duhura dhe të paguash ryshfetin. Tani do tu drejtohemi institucioneve që duhet të kenë nën monitorim bizneset, duke iu bërë të ditur edhe investigimin e Top Story-t. Fillimisht ne u interesuam pranë qendrës së biznesit për të pyetur se si ka mundësi që regjistrohen këto biznese, kur adresat i kanë fiktive.

00:13
Top Story/ Si kanë lulëzuar agjencitë që merren me trafikun e arabëve në Shqipëri

Tani do të shkojmë tek zona e Astirit në kompleksin e pallateve Fratari. Aty pretendohet se ekziston nje biznes arab në adresën Tirane Kashar Yzberisht, Bulevardi Kashar, Pallatet Fratari, Hyrja 1, Apartamenti 55.

00:10
Top Story/ Qindra kompani fantazmë dhe me adresa të rreme janë hapur nga arabët, për të përfituar leje qëndrimi

Shikoni pak këto kompani të shtetasve Arabë. Ato janë hapur të gjitha në vitin 2019. Ato kanë të gjitha të njëjtën adresë: TIRANE Rruga “Perlat Rexhepi”, Rezidenca Ivanaj, kati 4, ap.31. Janë 12 biznese në të njëjtën adresë.

00:06
Top Story zbulon skemën sesi arabët vijnë në Shqipëri nëpërmjet krijimit të kompanive fantazëm

Por le të ndalemi pak vetëm tek fakti se si vijnë këta emigrantë në Shqipëri dhe si pajisen me leje qëndrimi. Vitet e fundit ne kemi parë shumë kronika lajmesh, por edhe kemi dëshmuar me sytë tanë se si grupe emigrantësh sirianë futen në Shqipëri duke ecur në këmbë. Ata kalojnë kufirin ilegalisht. Shpesh herë të pangrënë dhe pa para me vete.

00:00
Ekskluzive Top Story/ Në Shqipëri janë trafikuar luftëtarë të ISIS nga shtetasi Salim Al-Sheikh Yusuf

Ne zbuluam edhe një biznes të vogël në këtë zonë që shërben si bazë dhe pikë takimi për trafikantët. Është një fast food Arab kur ulen dhe rrinë krerët e këtij rrjeti të paligjshëm.

E martë, 26 Maj 2020
23:55
Ekskluzive Top Story/ Grupi i tretë që trafikon arabë drejt Italisë e ka bazën tek ish Porcelani në Tiranë

Dalim përsëri në terren për të shkuar tek trafikanti që çon arabë në Itali. Ky është grupi i tretë që takojmë. Takimi ndodh në Zonën e ish porcelanit në Tiranë.

23:49
Top Story/ Si përdoren rrjetet sociale për të kërkuar klandestinë arabë, që duan të kapërcejnë kufirin për në Itali

Top Story takon një djalë të ri nga Egjipti që kërkonte të bënte një denoncim. Ai punonte në Shqipëri si një teknik kondicionerësh.

23:46
Ekskluzive Top Story/ Grupi i dytë i trafikantëve arabë në zonën e Ali Demit, paratë paguhen që në Egjipt

Vazhdojmë investigimin tonë pas disa ditësh. Shkojmë të takojmë nëj grup tjetër që operojnë në zonën e Ali Demit në Tiranë. Trafikantët nuk dalin direkt në skenë. Fillimisht i lënë djemtë të presin disa minuta në rrugë, pa u treguar se ku janë. Më pas vijnë papritur me një makinë dhe i marrin me vete. Ulen tek një lokal i fshehur mes pallateve. Menjëherë fillojnë pazaret.

23:38
Top Story/ Ekskluzive, me 3500 euro arabët nisen me gomone nga Shqipëria drejt Italisë

Në dokumentarin “Trafiku i Arabëve” djemtë e infiltruar nga Top Story, gjatë bisedës me trafikantin e pyesin për garancinë e parave, sepse ata nuk kanë besim. Abu Ahmeti u thotë që të nxjerrin telefonin dhe të bëjnë një video dhe tua çojnë familjeve të tyre si garanci për të nisur paratë.

23:34
Top Story/ Pamje ekskluzive, njihuni me trafikantin arab që garanton udhëtimin ilegal drejt Italisë

Fillimisht Amer takohet dhe dy djem e infiltruar të Top Story-t dhe të gjithë bashkë takojnë 3 persona të tjerë të ulur në stolat e lagjes. Njëri prej tyre, është kreu i grupit. Ai quhet Sulltan Al- Ahmet. Por të gjithë e njohin me pseudonimin Abu-Ahmet. Ai prezantohet si kryetrafikanti që e njohin të gjitha arabët e Evropës.

23:30
Ekskluzive Top Story/ Zbulohet grupi i trafikantëve të arabëve, në zonën e Oxhakut në Tiranë

Dalim për të takuar grupin e parë të trafikantëve. Ata janë të vendosur në një zonë të Tiranës midis rrugës Kongresi i Manastirit dhe Rrugës Xhanfize Keko. Banorët e njohin ndryshe si zona e Oxhakut. Si për ironi, baza e këtij grupi ndodhet pak metra larg nga dera e Shërbimit Informativ Kombëtar.

22:51
Nuk i ofruan shërbimin sepse nuk kishte maskë, gruaja heq të brendshmet dhe i vendos në vend të maskës

Një punonjëse e administratës, në një zyrë postare në Ukrainë, nuk i shërbeu një gruaje, sepse kjo e fundit nuk kishte vendosur maskë mbrojtëse. Mirëpo gruaja ka reaguar, ka ulur pantallonat, ka hequr të brendshmet në sy të të gjithëve dhe më pas i ka vendosur ato në vend të maskës.

22:44
‘Nuk e do polici qytetarin më shumë se ai veten e vet’- plas debati mes ekspertit dhe ministrit Klosi

Hapja e plazheve dhe turizmi është një ndër debatet aktuale e cila po zhvillohet në opinionin publik. Kjo është edhe tema e diskutimit në Open në Top Channel ku u zhvillua një debat mes ekspertit të ekonomisë, Besart Kadia dhe ministrit Blendi Klosi.

22:42
Paratë e arabëve çojnë Xherdan Shaqirin te Newcastle

Klubi i Newcastle, sipas “Daily Mail”,  ka identifikuar Xherdan Shaqirin si një përforcim i mundshëm gjatë kësaj vere, duke shfrytëzuar faktin që shqiptari i Liverpoolit ka gjetur shumë pak hapësira te “The Reds”. Shaqiri, i cili përfaqëson Zvicrën në rang kombëtaresh, u mor si alternativë e krahut të majtë nga Jurgen Klopp dy vite më parë. Ai luajti një rol të rëndësishëm në sezonin e tij të parë, pasi ndihmoi Liverpoolin të fitonte Championsin.

22:41
Grupet kriminale i përshtaten pandemisë

El Salvadori, një nga pikat e nxehta për numrin e vrasjeve në botë, raportoi diçka tepër të pazakontë në fillimet e pandemisë së koronavirusit – katër ditë pa asnjë vrasje.

22:28
Foto/ Trazira në plazh! Britanikët përleshen masivisht

Një sherr masiv ka shpërthyer në një plazh të Britanisë së Madhe. Njerëzit për një moment “harruan” koronavirusin dhe u panë duke u përleshur mes tyre.

22:16
Fotot e ‘pabesueshme’/ Asgjë nuk është e pamundur, me pak fantazi këta njerëz kanë zgjidhur çdo gjë

Truri është një mister që shumë njerëz do të donin të zgjidhnin.

22:14
Perla e Kimmich ndëshkon Dortmundin, Bayerni me një dorë te titulli

Bayerni i Mynihut me një dorë në titullin kampion të Bundesligës, që do të ishte i teti radhazi për bavarezët. Ekipi i drejtuar nga Hansi Flick fitoi 0-1 sfidën direkte me Borussian e Dortmundin në “Signal Iduna Park”, duke e çuar në 7 pikë diferencën me verdhezinjtë, që janë ndjekësit më të afërt. Një hendek që vështirë se mund të kapërcehet nga të besuarit e Lucien Favre në 7 javët e mbetura të Bundesligës.

22:10
Hapja e plazheve/ Klosi: Ja çfarë do të ndodhë me 1 qershor

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi është i ftuar në Open në Top Channnel ku foli për situatën ku ndodhet sektori i turizmit gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit.

22:09
Pse nuk janë hapur plazhet? Ja si përgjigjet ministri Klosi

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi është i ftuar në Open në Top Channnel ku foli për situatën ku ndodhet sektori i turizmit gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit.  Klosi tregoi edhe arsyen pse nuk lejohen njerëzit të bëjnë plazh.

21:54
Ukraina: Rusia ka eksportuar $4.7 miliardë në vlerë qymyri nga Donbas

Që prej nisjes së konfliktit me separatistët pro-rusë në Donbas në lindje të Ukrainës, rreth 68 milionë ton qymyr të gradave të ndryshme janë eksportuar drejt Rusisë, nga territoret e Donetsk e Luhansk, që nuk janë më nën kontrollin e Kievit, raportonte sot ministria ukrainase e Riintegrimit dhe e Territoreve të Pushtuara Përkohësisht.

21:54
Foto/ Rrëzohet helikopteri ushtarak në Rusi, ka viktima

4 ushtarë rus kanë humbur jetën nga rrëzimi i helikopterit tip Mi-8 në aeroportin Uglonijis të Rusisë. Nga të dhënat e para, mësohet se shkak për aksidentin është bërë një defekt teknik në helikopter.

21:53
(Fotot) Britanikët nuk pyesin për Covid-19/ Plas sherr masiv mes të rinjve në plazh

Një sherr masiv ka ndodhur në plazhin e Broadstairs, Kent në Britaninë e Madhe. Edhe pse Britania vijon të jetë vendi më i goditur në Europë nga Covid-19 qytetarë të shumtë nuk kanë pyetur për pandeminë dhe janë ‘dyndur’ nëpër plazhe.

21:48
Hapja e shkollave dhe kopshteve nga 1 qershori, flet në Open doktor Alimehmeti

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti i ftuar në Open në Top Channel thotë se prindërit duhet të qëndrojnë të qetë pasi ka “të dhëna të mira” se fëmijët nuk preken nga Covid-19.

21:42
​Nëntë raste me Covid-19 dhe tre të shëruar në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, janë testuar gjithsej 220 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, ku me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 9 raste.

21:28
Chris Evans thuajse hoqi dorë nga aktrimi, kishte probleme me…

Aktori hollivudian Chris Evans në një intervistë radiofonike për “Awards Chatter” ka treguar për herë të parë se gjatë karrierës së tij ka menduar disa herë që të heqë dorë.

21:26
Fotot dramatike të erozionit detar që shemb shkëmbinjtë e humnerës piktoreske britanike

Ky është momenti dramatik kur majat e veshura me bar të humnerës së Birling Gap shemben poshtë në det teksa stuhitë dimërore detare kanë shkaktuar rreth shtatë vjet erozion brenda tre muajve.

21:26
Fotot/ Boksieri i famshëm turk masakron me thikë të dashurën pas sherrit gjatë karantinës

Boksieri turk Selim Ahmet Kemaloglu është arrestuar pasi dyshohet se ka masakruar me thikë të dashurën e tij gjatë mbylljes së koronavirusit.

21:03
Studiuesit vendosin më në fund se cilës familje i përket Panda e Kuqe

Një nga kafshët më joshëse të botës së egër Panda e Kuqe, ishte vendosur më parë në familjen e rakunëve, e më pas në familjen e arinjve

21:02
Nëntë raste të reja me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar të martën nëntë raste të reja me koronavirusin e ri, pas kryerjes së 220 testeve.

20:41
“Një rrëqebull i turpshëm apo sfidues?”/ Kamerat kurth kapin pamjet e ‘banorit’ të veçantë në malin e Munellës

‘Protection and Preservation of Natural Environment in Albania’ PPNEAs në malin e Munellës vijon të monitorojë dhe fotografojë jetën e kafshëve të egra në malin e Munellës.

20:40
Akuzat e presidentit/ Reagojnë analistët për “lobin rus dhe serb në Uashington”

Presidenti Ilir Meta nga studio e emisionit Opinion bëri një denoncim të fortë kur tha se  “lobi serb dhe ai pro rus ne Uashington i intereson përplasja civile dhe destabilizimi ne Shqipëri”.

20:40
Kryeministri malajzian thotë se gjuajtësit amerikanë janë të mirë vetëm për shfaqje ajrore

Në një intervistë me agjencinë Al Jazeera, kryeministri malajzian Mahathir Mohamad ankohej për kufizime të vendosura nga Uashingtoni në gjuajtësit F-18 Hornet të blerë nga vendi i tij, duke thënë se janë të mirë vetëm për parada ajrore.

20:33
Gjyqtari kundërshton pezullimin/ Ankesa e Luan Dacit: Kam statusin e gjyqtarit të kushtetueses

Gjyqtari i vettingut Luan Daci, i pezulluar nga detyra e dërgoi me poste kundërshtimin ku apelon vendimin e Gjykatës se Posaçme që sëbashku me SPAK e dyshojnë për falsifikim dokumentash.

20:22
OBSH-ja pezullon provat klinike të hidroksiklorokinës

Organizata Botërore e Shëndetit ka pezulluar testimin e ilaçeve të malaries për hidroksi-klorokuinë tek pacientët me COVID-19 për shkak të shqetësimeve të sigurisë, tha të hënën Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

20:19
Çudira nga India/ Prifti varroset i gjallë, beson se mund t’i japë fund koronavirusit në botë

Ndonëse shumë vende janë angazhuar që të zbulojnë  një vaksinë, për të asimiluar COVID-19, indianët nga krahu tjetër, janë përpjekur të gjejnë zgjidhje alternative. Të pishë urinë lope (kafshë që në Indi është e shenjë), është cilësuar si një “kurë” që trajton koronavirusin, ndërsa një prift së fundmi, beson se duke u “varrosur”  thuajse plotësisht deri në pjesën e qafës për tetë orë, është një mënyrë “efikase” për t’i dhënë fund CoVid-it.

20:12
Epike/ Bëri ndërhyrje plastike, ja çfarë i tha mamaja e saj

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte e ftuar kirurgia Senera Hoxha. Senera, ka bërë në moshë shumë të re “botox” dhe për këtë thotë se nuk është bërë pishman. Po ashtu ajo zbuloi dhe reagimin e nënës së saj, teksa i pa fytyrën e ngrirë për shkak të ndërhyrjes. “Je bërë si kallçuk”, i ka thënë mamaja mjekes.

20:07
Vendi më i tmerrshëm në botë ku anijet gjigande shpërbëhen në skrap

Janë të pakta vendet në botë ku praktika e shpërbërjes së anijeve ekziston ende.

20:00
Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Australi, por sërfistët “kokëkrisur” u hidhen sipër dallgëve 10 metra

Bregdeti veri-perëndimor i Australisë është goditur nga stuhi të forta, ndërsa temperaturat kanë rënë deri në 10 gardë celcius nën mesataren përgjatë zonës.

19:48
Këngëtari i njohur e ka ndarë mendjen, do të adoptojë një vajzë nga komuniteti rom

I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte këngëtari i njohur kosovar Bajram Kafu Kinolli. Gjatë fjalës së tij, Kafu zbuloi se së bashku me bashkëshorten, kanë vendosur për të adoptuar një vajzë të “komunitetit rom”.

19:47
Pamjet/ Prifti bën lutjen e çuditshme për të ndalur koronavirusin, varroset dhe ndez flakën rreth vetes

Një prift në Indi ka marrë një qasje jo ortodokse për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

19:44
Koronavirusi vret në burg kriminelen famëkeqe meksikane “Ulkonja”

Një kriminele famëkeqe meksikane e mbiquajtur “Ulkonja” ka vdekur në burg nga koronavirusi teksa kryente dënimin me 492 vjet.

19:33
I riu shqiptar shkon në finalen e kuzhinës në Francë/ Pjata me bazë shqiptare “i zbardhi faqen”

I riu shqiptar, Armand Hasanpapaj, është një nga kuzhinierët më premtues në Francë. Si provë për këtë është fakti që u rendit i katërti në finalen e “Objectif Top Chef”, e cila u transmetua deri në janarin e këtij viti. I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Armando rrëfeu të gjithë përjetimet e tij gjatë këtij konkursi. Ndër pjatat që shefat në Francë e kanë pëlqyer më së shumti dhe e kanë vlerësuar me pikë maksimale, është një pjatë me bazë mishi dhe byreku, e përafruar me gatimet tradicionale shqiptare. Megjithatë objektivi i madh për Armandon, është të mësojë të bëj bakllavanë, të cilën mamaja e tij pastiçeri, e bën shumë të mirë.

19:28
FOTO/ Vijëzime të reja ekologjike në rrugët e kryeqytetit, Veliaj: Ndjekim shembujt më të mirë

Me shtimin flotës së mjeteve elektrike në kryeqytet, janë gati edhe vijëzimet e reja ekologjike. Punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë punuar gjatë ditëve të fundit për të bërë të mundur realizimin e sinjalistikës horizontale, për t’i ardhur në ndihmë të gjithë përdoruesve të rrugë.

19:20
“Ishte e frikshme”/ Modelja seksi zbulon frikën që ka përjetuar gjatë karantinës

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte modelja Adela Cani. Gjatë fjalës së saj, bukuroshja brune zbuloi se gjatë periudhës së karantinës, u “pushtua” nga paniku dhe frika. Madje nga stresi i tepërt i akumuluar, ka humbur dhe katër kilogramë. Po ashtu zbuloi se gjatë kësaj kohe ka kursyer para dhe ka mësuar nga mamaja sesi të gatuaj.

19:20
Nga Putin te Obama/ Pamjet që kanë ‘turpëruar’ njerëzit e rëndësishëm të botës (FOTO)

Askush nuk u shpëton incidenteve të ndryshme, qofshin yje apo edhe politikanë të rëndësishëm.

19:12
Rusia nis ndërtimin e bombarduesit të parë anti-radar

Rusia tha se ka nisur prodhimin e prototipit të parë të avionit bombardues strategjik anti-radar, teksa vendi shtyn përpara me modernizimin e ushtrisë, raportonte agjencia TASS.

19:09
Çmenduri e vërtetë, fotot që kanë bërë “lëmsh botën”

Duket sikur universi ynë përdor lojën e tij të preferuar të quajtur “rastësi” për të provuar imagjinatën tonë.

18:59
Regjimi i Iranit arreston të rinj e mbështetës të MEK nga frika e një kryengritjeje

Raportet e publikuara nga Rezistenca Iraniane nga Irani tregojnë se regjimi iranian ka nisur një valë të re arrestimesh të të rinjve e mbështetësve të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).

18:52
Qershori do të sjellë eklips të diellit dhe të hënës

Për amatorët e qiellit e yjeve muaji që vjen do të jetë mjaft aktiv, duke nisur me Eklipsin Lunar Penumbral më 5 e 6 qershor, si dhe me eklipsin diellor më datë 21.

18:50
‘Një bishë teknologjike’/ Publikohen fotot e para jozyrtare të Samsung Galaxy Note 20 Plus

Janë publikuar fotot e para të ‘bishës’ teknologjike të Samsung Note 20 Plus.

18:41
Fotot e sikletshme të njerëzve që nuk do donin të ishin shkrepur

Ndonjëherë janë detajet që plotësojnë momente të caktuara.

18:36
Ekspertët: Legalizimi i prodhimit të marijuanës medicinale nuk ndal krimin e problemet sociale

Shqipëria po shqyrton mundësinë që të legalizojë kultivimin e marijuanës mjekësore.

18:14
Del bilanci/ Ulet numri i vdekjeve nga Covid-19 në Itali, por rriten infeksionet

Këtë të martë Italia ka shënuar 78 viktima  nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit vihet re një ulje e numrit të vdekjeve nga Covid-19, në krahasim me një ditë më parë ku u shënuan 92 viktima.

18:01
Polici i kishte vënë këmbën në qafë, ndërron jetë

Një njeri ka vdekur dje në Minneapolis, SHBA pasi mbahej me fytyrë në tokë nga polici që po e arrestonte, megjithëse ulërinte nga dhimbjet dhe paralajmëroi se nuk merrte dot frymë.

17:56
Manjani partizan për ndryshimin e sistemit zgjedhor, por tani është vonë. Ja opsioni që duhet aplikuar

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka thënë në studion e emisionit “Top Talk” se është “partizan” për ndryshimin e sistemit Zgjedhor, por sipas tij tashmë është shumë vonë.

17:43
Shpërfillja e Ylli Manjanit për ambasadorët: Hanë e dhj*sin si ne, nuk duhen mbivlerësuar

I ftuar në emisionin “Top Talk” ditën e sotme ka qenë ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i cili ka folur rreth zhvillimeve të fundit në vendin tonë për sa i përket reagimeve të ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim për Reformën në Drejtësi dhe asaj Zgjedhore.

17:35
Nga kjo datë, Maqedonia e Veriut pritet të hapë kufijtë me shtetet fqinje

Maqedonia e Veriut, nga data 1 qershor, pritet të hapë kufijtë me shtetet fqinje.

17:25
‘SpaceX’ gati misionin me astronautë

Sipërmarrësi Elon Musk i kompanisë SpaceX është i vendosur të nisë dy astronautë amerikanë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar të mërkurën nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Florida, duke i dhënë fund kështu pauzës nëntëvjeçare të agjencisë hapësinore amerikane në dërgimin e njerëzve në hapësirë.

17:24
Tronditëse/ 26-vjeçari vret të dashurën dhe me trupin e saj të pajetë shëtit nëpër qytet

Një 26-vjeçar në Rusi, ka vrarë të dashurën e tij 24-vjeçare, por nuk është mjaftuar me kaq, e vendosi në një karrocë dore dhe me të shëtiti nëpër qytet.

17:17
Conte mirëpret Nainggolan, basti i radhës është “rilindja” e tij

Radja Nainggolan dhe Mauro Icardi ishin dy lojtarët e skarcuar nga Interi në fillim të verës së kaluar dhe belgu u transferua te Cagliari, ndërsa ish kapiteni te Paris Saint Germain, të dy me formulën e huazimit.

17:15
​Hungaria parashikon heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme më 20 qershor

Gjendja e jashtëzakonshme, e miratuar në Hungari për luftën kundër koronavirusit të ri, pritet të hiqet më 20 qershor, theksoi sot qeveria e kryeministrit, Viktor Orban, akuzuar se kishte përfituar nga pandemia për riforcimin e pushteteve të tij.

17:14
16 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Maqedoni, 3 viktima

Regjistrohen edhe 3 viktima nga COVID 19, me çka shkon në 116 numri i përgjithshëm i viktimave nga pandemia në vend. Viktimat e 24 orëshit e fundit janë: një 78 vjeçare nga Velesi, një 84 vjeçar nga Tetova dhe një 76 vjeçare nga Shkupi.

17:10
Super-gjyqi i spiunazhit/ Rusia kërkon 18-vjet burg për ish-marinsin amerikan

Prokurorët në një gjyq spiunazhi në Rusi kanë kërkuar 18 vjet burgim për ish-marinsin amerikan Paul Whelan për pranimin e sekreteve shtetërore, tha dje avokati i tij.

17:09
DPSHTRR paralajmëron autoshkollat që nuk respektojnë protokollin e sigurisë: Gjoba dhe mbyllje aktiviteti

TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka paralajmëruar autoshkollat që ushtrojnë aktivitetin e tyre se nëse nuk do të zbatojnë masat anti Covid-19 do të ndëshkohen me gjoba dhe deri në mbylljen e aktivitetit.

16:54
Skenë horror/ Po debatonte me bashkëshortin! 21-vjeçarja përplas me sa fuqi kishte foshnjën në dysheme

Kamerat e sigurisë në një hotel në Rumani, kanë fiksuar momentin teksa një nënë hedh fëmijën e saj forcërisht në dysheme, teksa ishte duke debatuar ashpër me partnerin, si rezultat vogëlushja ka pësuar plagë të rënda dhe ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv.

16:49
Korçë/ Kontrabandë me pesticide dhe paketa cigaresh, arrestohen dy persona

Korçë- Dy persona kanë rënë në pranga ndërsa një tjetër është vënë nën hetim për shkak se akuzohen për kontrabandë me mallra të ndryshëm.

16:39
11 javë pas lindjes, aktorja në formë perfekte (FOTO)

Ajo ka vetëm 11 javë që ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë, djalin e quajtur Callum.

16:37
Itali/ Grupimet e majta rekomandojnë brigadën kubane të mjekëve për çmimin Nobel të Paqes

Autoritetet italiane, përfaqësues të klerit dhe organizata shoqërore nderuan një ditë më parë kontributin e brigadës kubane të mjekëve në Itali në luftën kundër COVID 19.

16:30
Green Mobility nga Coca-Cola Bottling Shqipëria: “Roli ynë për një Shqipëri më të gjelbër”

Coca – Cola Bottling Shqipëria prezanton flotën e saj 56 makina – 100% elektrike, të cilat do të sjellin reduktimin e 178 ton CO2 të emetuar çdo vit, sasi kjo e barabartë me përthithjen që kryejnë 13,327 pemë në vit.

16:27
Takimi/ Juri Kim: Diskutuam për të ardhmen, jo për të shkuarën. Basha: Zgjedhje të lira për t’u shkëputur nga e kaluara

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim  ku kanë diskutuar rreth Reformës Zgjedhore.

16:20
Meta kthen në Kuvend ligjin “Për aktivitetet e turizmit detar”

Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin  “Për aktivitetet e turizmit detar”,për rishqyrtim.

15:58
Basha: Të vendosur që brenda 31 majit do të përfundojë Reforma Zgjedhore

Pas takimit me ambasadoren Yuri Kim, në prononcimin për mediat, kreu i PD-së, Lulzim Basha shprehet se Reforma Zgjedhore do të përfundojë brenda 31 majit.

15:51
Përfundon takimi mes ambasadores dhe Bashës/ Kim: Reforma Zgjedhore duhet të përfundojë sipas afatit

Ka përfunduar takimi midis ambasadores Yuri Kim dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.

15:39
“51-vjeçari vari veten në burg”/ Familjarët: Nuk është vetëvrarë, të zbardhet e vërteta…

Lajmi se një 51-vjeçar, i identifikuar si Bilbil Zekaj, u vetëvra me një çarçaf, në tualetin e ambienteve të paraburgimit në Fier, tronditi mbarë opinionin publik.

15:25
Inerte në tokat bujqësore/ Masakra mjedisore në fushën e Korçës

Fusha e Korçës një sipërfaqe e madhe bujqësore është e ndarë mes fermerëve që punojnë parcelat e tyre dhe sipërfaqeve të mbuluara me inerte.

15:21
Strakosha me Covid?! I vëllai përgënjeshtron gazetarin

Thomas Strakosha ka qenë protagonist në media në orët e fundit teksa një opinionist italian bëri të ditur se portieri i Lazios dhe përfaqësueses shqiptare rezultoi pozitiv me Covid 19 por që nuk u bë i ditur pasi zyrtarisht rezulton i dëmtuar.

15:15
(Emri) I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik narkotikësh, 48-vjeçari bie në prangat e policisë

Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Interpol Tirana ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Ardjan Çekini. 48-vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për trafik narkotikësh.

15:11
Sot Dortmund-Bayern/ Sfida që mund të vendosë titullin

Sot në 18:30 e gjithë bota do të hedhë sytë te Signal Iduna Park ku do të luhet klasikja e futbollit gjerman mes Borussia Dortmund e Bayernit të Mynihut një supersfidë që për publikun shqiptar vjen nëpërmjet platformës Digitalb.

15:06
Nga dhelpra e kuqe arabe te …/ Njihuni me disa nga mrekullitë e natyrës (FOTO)

Shoqata gjermane për Fotografinë e Natyrës sapo ka shpallur fituesit e konkursit të natyrës për 2020, dhe shkrepjet janë absolutisht të mrekullueshme.

14:58
A të lë kafja pa gjumë? Zbuloni të vërtetat

Gjumi është një proces që ndikohet nga shumë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm. Kafeina është një prej këtyre faktorëve.

14:55
Hajdari: Propozova ligjin për referendumet, Basha mos të shkojë në krahët e Ramës

Rudina Hajdari shprehu rezerva për fashën e re të zgjedhjeve që palët arritën dakordësi, pasi sipas saj, kështu i mbyllet dera diasporës.

14:51
Ja kush është sekreti i Ben Affleck për tu dukur më i ri

Javën e kaluar Ben Affleck u fotografua duke shëtitur rrugëve të Los Angeles me një pamje disi të lodhur por këtë javë ai ka ndryshuar krejtësisht.

14:42
Manastirliu: Hapen kopshtet dhe çerdhet me 1 qershor/ Mjekët: Virusi nuk është zhdukur …

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se do të hapen kopshtet dhe çerdhet nga data 1 Qershor.

14:38
“Po ju tregoj se ç’ndodhi aty brenda”/ Rudina Hajdari: Ranë dakord për çështje fare pa rëndësi, erdhën aty si ato vajzat që japin motin….

Rudina Hajdari pas deklaratës së Damian Gjiknurit, Oerd Bylbashit dhe Petrit Vasilit, nuk duk se ishte aq e kënaqur sa palët e pëmendura.

14:38
Bocelli dhuron plazmën e gjakut: Isha i sëmurë me Covid

Andrea Bocelli, i prekur dhe ai nga koronavirusi, shkoi sot në qendrën e grumbullimit të spitalit Cisanello në Pisa për të dhuruar plazmë në kuadrin e studimeve për gjetjen e një kure për të sëmurët nga Covid 19.

14:33
Fotoja shkaktoi polemika/ Trump: A thua se ishte mëkat!

Një foto e presidentit Donald Trump duke luajtur golf në klubin e tij në Virxhinia, ka mjaftuar që të shpërthejnë sulmet, si në rrjetet sociale, ashtu dhe nga kundërshtarët politikë.

14:31
Bylykbashi dhe Vasili, njësoj si Gjiknuri: Ramë dakord, por sfida që na pret është…

Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili pas përfundimit të mbledhjes për Reformën Zgjedhore konfirmuan deklaratën e Damian Gjiknurit për çështjet në të cilat palët ranë dakord.

14:22
Përfundon mbledhja/ Gjiknuri: Jam i kënaqur, ja për çfarë ramë dakord!

Ka përfunduar mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore që nisi në orën 11:00.

14:17
Danimarka, koronavirusi/ Tkurrja më e madhe ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore

Ekonomia e Danimarkës po përballet me tkurrjen më të madhe ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore, për shkak të masave të izolimit kundër koronavirusit.