Futbollisti i famshëm dhuron pamje të “nxehta” me të dashurën në jahtin luksoz (FOTO)

01/09/2020 14:50

Ai u cilësua si heroi i ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve, ku shënoi golin e fitores në këtë përballje. E pasi i dha trofeun Bayern Mynih në ndeshjen kundër Paris Saint-Germain, Kingsley Coman nisi pushimet.

24-vjeçari francez duket se u kënaq shumë në jaht me të fejuarën e tij, pasi paparacët kanë fiksuar disa momente intime mes tyre, në pushimet luksoze.

Futbollisti i njohur dukej se nuk e vriste mendjen për njeri, a thua se ishte i panjohur. Çifti i dashuruar zgjodhi Sardenjën për një pushim të shkurtër pas një sezoni të lodhshëm dhe duket se ka kaluar mjaft mirë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel