Trump mbron mbështetësit/ Presidenti: Vepruan për vetëmbrojtje

01/09/2020 12:39

Presidenti amerikan Donald Trump i doli në mbrojtje mbështetësve të tij për rolin e pretenduar të tyre në përplasjet e fundit vdekjeprurëse nëpër rrugë.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë la të kuptohej se adoleshenti i akuzuar për vrasjen e dy personave në Kenosha te Wisconsin javën e kaluar si dhe simpatizantë te tjerë të përfshirë në dhunën gjatë protestave të Oregonit, kishin vepruar në vetëmbrojtje.

Trump tha se Joe Biden, sfidanti i tij demokrat në zgjedhjet e 3 nëntorit, qëllimisht nuk e kishte ngritur zërin kundër aktivistëve të ekstremit të majtë të akuzuar për trazira civile. Në konferencën për shtyp, ai e fajësoi Biden dhe aleatët e tij për dhunën në qytete të drejtuara nga kryebashkiakë dhe guvernatorë demokratë. Një reporter i CNN e pyeti presidentin republikan nëse e dënon veprimin e përkrahësve të tij të cilët përdorën plumba boje gjatë konfrontimit me protestues kundërshtarë në Portland.

Përplasjet mes tyre sollën për pasojë vrasjen e një admiruesit të Trumpit, anëtar i grupit të krahut të djathtë, Patriot Prayer. Policia e identifikoi viktimën si Aaron Danielson. Asnjë arrestim nuk është bërë deri tani për këtë ngjarje. “ Epo, e kuptoj se kishte shumë njerëz që ishin mbështetës në atë grup, por kjo ishte një protestë paqësore”, u përgjigj Trump . “ Boja është një mekanizëm mbrojtës, boja nuk është plumb. Ndërkohë mbështetësit tuaj qëlluan një njeri me plumb të vërtetë dhe e vranë ate”, shtoi presidenti.

Top Channel