Radhë të gjata, njerëz pa maskë që presin në radhë gjetëm në zyrat e Kadastrës së Durrësit këtë mëngjes.

Qytetarët që presin në radhë thonë se nuk e kanë për herë të parë e madje ka nga ata që nuk e mbajnë mend se sa herë kanë shkuar në sportele për të mbaruar punë.

Mes tyre ka edhe qytetarë të sëmurë që mezi rrinë në radhë, apo nga ata që kanë ardhur nga larg.

Irritimi mes vapës arrin kulmin dhe njerëzit kërkojnë zgjidhje për një proces ku thonë se shpejt mbarojnë punë vetëm ata që shkundin paratë.

Top Channel