Shtatori rikthen “Shiko kush LUAN”, pamje backstage nga promoja e sezonit të 4-ët

01/09/2020 15:57

Pas tre sezoneve tepër të suksesshme, muaji shtator rikthen sërish emisionin që do t’ju shoqërojë të shtunave mbrëma, “Shiko kush LUAN” nën autorësinë dhe moderimin e Luana Vjollcës.

Ndërkohë që ende nuk është zbuluar data e nisjes së programit argëtues, janë publikuar pamjet e para backstage nga xhirimet e promos së re.

Luana ka postuar në Instagramin e saj një video që tregon se ajo dhe stafi i “Shiko kush LUAN” kanë rikthyer përmes promos një film të vjetër shqiptar, “Mimoza Llastica”.

“Shtatori nis me lajmin që “Shiko kush LUAN” po rikthehet. Pak nga backstage e xhirimeve dje të promos së re televizive për rikthimin e sezonit të të Shiko kush LUAN. Më duhet ta pranoj që vendosëm të startonim sezonin me Shiko kush LUAN pas gjithë kërkesave të pafundme që kemi pasur të gjithë vitin nga ju,” shkruan ajo.

Nga video e promos mësohet se dy kapitenët e emisionit janë po të njëjtët e sezonit të tretë, Florjan Binaj dhe Rezart Veleshnja, si dhe këngëtare vazhdon të jetë Fifi.
Se çfarë ka rezervuar ky sezon, i cili mezi është pritur nga publiku, kjo mbetet për t’u parë!

Top Channel