Fabrika që helmon tokën!/ IKMT gjobë 2 milionë lekë fabrikës së peshkut në Lushnje

01/09/2020 13:27

IKMT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka ushtruar kontroll në subjektin me aktivitet trajtim dhe konservim të produkteve të peshkut, në fshatin Allprenaj, Lushnje.

Gjatë këtij kontrolli u konstatua se subjekti shkarkonte ujëra të veprimtarisë industriale, të patrajtuara në kanalin kullues dhe për pasojë ka sjellë ndotje të ujrave dhe territorit në zonë.

Ndaj këtij subjekti, IKMT mori masë administrative me gjobë 2 milion lekë, për shkeljen e kryer.

IKMT dhe Policia e Shtetit vijon punën evidentimin dhe parandalimin e ndotjes mjedisore në lumenjtë e vijat ujore në vend si dhe ndëshkimin e çdo kundërvajtësi, dhe njëkohësisht fton çdo qytetar të denoncojë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital.

Top Channel