Marrëveshja për kthimin e Rakiticit te Sevilla tashmë është mbyllur. Klubi andaluz dhe Barcelona kanë negociuar në orët e fundit transferimin e kroatit, që nuk bënte pjesë në planet e Ronald Koemanit. Rakitic do të kthehet në Sevilla, klub nga i cili u largua në vitin 2014, pasi ngriti trofenë e tretë të Europa Leagues, në Torino. Lojtari, siç ka mësuar MARCA, po kalon testet mjekësore në Barcelonë.

Kroati do t’i bashkohet thuajse falas Sevillas, pasi shifra që do të përfitojë Barcelona nga kartoni i tij do të jetë simbolike. Rakitic do ta përfundonte kontratën me “blaugranat” sezonin e ardhshëm, çka ka ndikuar që Sevilla ta marrë atë me kushte të përshtatshme financiare.

Kroati do të jetë blerja e tretë e rëndësishme e klubit andaluz, pas nënshkrimit me Suson (Sevilla ushtroi të drejtën e blerjes nga Milani) dhe të Oscar Rodroguez nga Real Madridi.

Rakitic shkon për të mbushur boshllëkun e lënë nga Banega, që vendosi ta vijonte karrierën në Arabinë Saudite. Ai do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare, por sezoni i fundit do të varet nga rendimenti i tij në fushën e blertë.

Top Channel