Shembja e ndërtesës në Kiev pas sulmit rus me dronë, shkon në 11 numri i viktimave, shpëtohet mrekullisht pas 14 orësh nën gërmadha një i mitur 23/11 10:10
Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Sudan është rritur në 93.
Ministria e Brendshme sot tha se 93 persona kanë vdekur, 43 janë plagosur dhe më shumë se 5.000 bagëti janë zhdukur ndërsa rrugët janë dëmtuar nga përmbytjet, të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në vend që nga 1 gushti.
Më herët, mijëra shtëpi u dëmtuan si rezultat i nivelit të ujit në lumin Nil për shkak të reshjeve të mëdha, të cilat kanë vazhduar për katër ditë në kryeqytetin Khartoum dhe shtetet tjera.
Autoriteti i Meteorologjisë së Sudanit ka paralajmëruar qytetarët se reshjet e shiut do të vazhdojnë të mërkurën dhe i ka këshilluar ata që jetojnë në zonat afër rrjedhave të ujit të marrin masa paraprake.
Top Channel