Ilustrim

Durrës- Një 15-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Durrësit për shkak se ka tentuar që të vjedh një lokal në lagjen nr. 4, në Durrës.

Sipas policisë është arrestuar H. L., 15 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Kapet në flagrancë një shtetas, pasi tentoi të vidhte në një lokal në lagjen nr. 4, Durrës.

Nga shërbimet e Policisë Durrës u ndalua shtetasi i mitur H. L., 15 vjeç,  pasi tentoi të vidhte gjatë natës në një lokal në pronësi të shtetases N. Sh., në lagjen nr. 4, Durrës.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel