Një bloger i shquar i opozitës në Rusi, Yegor Zhukov, është rrahur në Moskë dhe është dërguar në spital për mjekim.

Policia ka nisur një hetim penal për sulmin, shkruan BBC. Përkrahësit e tij postuan një foto në Facebook të fytyrës së tij të përgjakur dhe të fryrë. Sulmi ndodhi afër shtëpisë së tij të dielën në mbrëmje, thanë ata.

Në dhjetor, Z. Zhukov, 22 vjeç, iu dha një dënim me burg për tre vjet për “nxitje ekstremizmi”.

Ai u tha hetuesve se “dy burra të paidentifikuar e kishin sulmuar atë në Rashchupkin Street”.

Zhukov tani është gjithashtu një komentator politik në radion ruse. Ai u arrestua gushtin e kaluar gjatë protestave kundër përjashtimit të kandidatëve të pavarur dhe të opozitës nga zgjedhjet e këshillit të Moskës.

Top Channel