50 milionë Euro është shuma që presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas kërkon për kartonin e talentit Housem Aouar. Në këtë mënyrë numri një i klubit francez paralajmëron të gjitha klubet që janë në garë për futbollistin.

Më parë drejtuesit e Lyonit kanë refuzuar ofertën e Arsenalit që u kishte paraqitur në tryezë kartonin e Matteo Guendouzi dhe një shumë parash. Në garë për mesfushorin është edhe Juventus, që tashmë e ka të qartë se për të arritur te Aouar duhet të derdhë në arkat e Lyonit shumën e 50 milionë Eurove.

Ndërkohë, sipas mediave italiane drejtuesit e klubit bardhezi kanë arritur tashmë marrëveshjen me vetë futbollistin dhe pritet që shumë shpejt të nisin bisedimet me Lyonin.

Top Channel