Kampionati i ardhshëm i Serisë A do të nisë në 19 Shtator. Me përjashtim të surprizave të bujshme që lidhet me situatën e pandemisë dhe me sytë te numri i të infektuarve në Apenine, elita e futbollit italian do të japë shkëndijat e para të një fushate të gjatë e emocionuese, që për publikun shqiptar do vijë përmes ekranit të vogël në platformën Digitalb.

Fillimisht ishte menduar 12 Shtatori për epilogun e një prej kampionateve më të bukur të globit dhe një nga ata që tërheq më shumë tifozë. Por përgatitjet duket se janë disi vonë për Federatën dhe është shtyrë gjithçka me një javë. Kalendari specifik do të zbulohet të mërkurën e 2 Shtatorit ndërsa kampionati në Seria C do të nisë në 26 Shtator.

Mbetet ndërkohë një temë e nxehtë ajo e diskutimit të tifozëve në stadiume, pavarësisht garancive që ofron FIGC. Të ecësh përpara me futbollin pa publik duket diçka e pamundur dhe futbollistët e tifozët duan që të lejohet të paktën një numër i kufizuar por Qendra Shëndetësore teknike në Itali është kundër.

Rajoni i Emilia Romanjas aprovoi prezencën e publikut i pari në impiantet sportive në 25% të kapacitetit, por ka ende shumë punë.
Vetëm nga mungesa e publikut në stadiume sezonin e kaluar, klubet e mëdhenj europianë kanë humbur nga 20 deri në 40 milionë euro secili.

Top Channel