Francezja arrestohet për videon imorale në urën e shenjtë indiane

31/08/2020 20:04

Një 27-vjeçare franceze është arrestuar pasi filmoi veten të zhveshur në një urë të shenjtë mbi lumin Ganxhi në Indi.

Gruaja e identifikuar vetëm si Marie-Helene, u ndalua më 27 gusht nga policia vendore indiane në rajonin verior të Uttarakhand.

Ura e varur Lakshman Jhula, rreth pesë kilometra në veri të qytetit të Rishikesh, konsiderohet e shenjtë pasi në vendin ku ajo qëndron sot, besohet se ka kaluar lumin hyjnia Hindu, Lakshmana. Lumi është gjithashtu i shenjtë për besimtarët hindu dhe rrjedh për rreth 1,680 milje përmes Indisë e Bangladeshit.

Shefi i policisë R. K. Saklani tha për , se e akuzuara kishte filmuar një material për të promovuar biznesin e saj të bizhuterive.

“Ajo xhiroi videon në Lakshman Jhula — që konsiderohet e shenjtë. Ndërsa më pas ajo bëri një tjeter seri fotosh të pamoralshme në hotel. Në to ajo ishte e zhveshur dhe fotot u postuan në Instagram”, tha ai.

Policia u vu në dijeni të çështjes kur fansat indianë të gruas njohën urën në foto dhe raportuan te autoritetet.

Saklani tha se video nis me gruan që mban veshur një shall po më pas e lëshon atë dhe del e zhveshur me kurriz nga kamera.

Ndërsa vetë Marie-Helenem, pas lirimit me kusht, raportohet se ka thënë për agjencinë AFP, se kishte vendosur të zhvishej te ura pasi sa herë që kalonte aty ishte ndjerë e ngacmuar. “Motrat e mia indiane dhe koleget udhëtare me siguri që kanë ndjerë diçka të njëjtë. Më vjen keq që veprimet kanë lënduar komunitetin, nuk isha në dijeni të specifikave kulturore”, kishte thënë ajo.

FOTO GALERI
1/3
Një 27-vjeçare franceze është arrestuar pasi filmoi veten të zhveshur në një urë të shenjtë mbi lumin Ganxhi

Top Channel