Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur këtë pasdite, teksa një 34-vjeçar ka rënë nga shtylla dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Punonjës në një kompani të shpërndarjes së internetit, i riu dyshohet se në punë e sipër ka rënë nga shtylla në fshatin Fitore dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në Spitalin e Vlorës ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi M. A., 34 vjeç, punonjës i një kompanie të shpërndarjes së internetit, pasi dyshohet se në punë e sipër ka rënë nga shtylla në fshatin Fitore dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Top Channel