Rrëzimi i avioni luftarak ‘Phantom’ në Greqi gjatë shfaqjes ajrore në Tanagra, humbin jetën dy pilotët 05/09 17:55
Me 109 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirus në Iran, numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 21.571.
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari, tha se në vend janë shënuar 1.642 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 375.212.
Lari shtoi se 3.729 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 323.233.
COVID-19 për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.
Top Channel