Zlatan Ibrahimoviç zyrtarizoi rinovimin e kontratës me Milanin nëpërmjet Instagramit. Suedezi, gjatë udhëtimit për në Milanello, pasi ishte në “Casa Milan” për nënshkrimin e marrëveshjes, shfaqi për fansat fanellën e tij të re me numrin 11.

“Bomberi” ka firmosur kontratën që do ta lidhë me kuqezinjtë deri më 30 qershor 2021, nga e cila do të përfitojë 7 milionë neto, çka përbën një pagë ndjeshëm më të lartë se të futbollistëve të tjerë kuqezi.

Tani, Zlatani do të vihet menjëherë nën urdhrat e Piolit për përgatitjet për sezonin e ardhshëm. Seanca e parë stërvitore është planifikuar në orën 15:00 Në lidhjen e drejtpërdrejtë në Instagram, që zgjati më pak se dy minuta, Ibra tregoi bluzën e tij të re me numrin 11 të vendosur në sediljen e pasagjerëve.

Top Channel