E mërkurë, 06 Maj 2020
12:24
Fieri me 3 raste të reja: Një grua shtatzënë, fëmija dhe vjehrra e saj pozitive me CoVid-19

Rreth dy javë pas rasteve të fundit, në Fier rikthehet koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 3 raste të reja atje në 24 orët e fundit,.

12:17
Testimet e futbollistëve/ U nënshtrohen tamponëve për covid 19 në Spanjë

Në Spanjë nisin testet për coronavirus te 42 klubet profesioniste, 20 të primera Division dhe 22 të Segunda Division.

12:07
Berati, zonë e gjelbër/ Vetëm 2 raste aktive me covid 19 në qytet

Një nga 18 bashkitë e cila u konsiderua zona e gjelbërt është edhe Berati.

11:55
Zgjedhjet në UT/ Artan Hoxha, kandidati i parë për Rektor

Artan Hoxha dekan i Fakultetit të Drejtësisë aktualisht, është i pari kandidat i regjistruar për rektor në Universitetin e Tiranës.

11:52
Komunitetet fetare kërkesë për hapjen e objekteve të kultit, Rama: Në këtë datë do kemi hapa konkret

TIRANË- Më 18 maj do të merren hapat e parë konkret për hapjen e objekteve të kultit që pas mbylljes në fillim të marsit në kuadër të masave të frenimit të përhapjes së Covid-19.

11:43
30 euro ora për të “spiunuar” burrin/ Misionet e detektivëve privatë në kohë pandemie: Njëri ngjitej me vinç deri në katin e katërt tek e dashura

Shqipëria është vend që ka tashmë edhe dedektivë privatë. Dhe janë jo pak, por plot 50 të tillë të licensuar. Vetëm një institut që drejton Ndue Pjetra ka plot 13 të tillë.

11:36
Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri: Opozitën jashtë parlamentit nuk do e presim pafundësisht

Pas përfundimit të mbledhjes për reformën Zgjedhore edhe Bashkëkryetari i Komisionit Damian Gjiknuri ka folur për mediat.

11:29
Lajmi i mirë/ Shërohen edhe 25 persona të tjerë në vend, ja edhe sa raste mbeten aktive me Covid-19

25 persona kanë fituar betejën me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Kështu numri total i të prekurve ka shkuar në 395 numri i të shëruarve.

11:18
Përfundon mbledhja për Reformën Zgjedhore/ Hajdari: Ndryshimi i sistemit pikë e nxehtë. E kemi detyrim ndaj shqiptarëve përfundimin sa më shpejt

Ka përfunduar mbledhja për Reformën Zgjedhore. Rudina Hajdari ka deklaruar pas mbledhjes online se po shqyrtohen draftet e opozitës por jo të gjitha janë të realizueshme.

11:17
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 12 raste të reja, shkon në 832 numri i të prekurve

12 persona të tjerë janë infektuar me Covid-19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.

11:06
Rrëfimi: Pashë presidentin të zbulonte në TV se kisha Covid-19

Sita Tyasutami kishte të gjitha simptomat treguese të koronavirusit. Megjithatë, ndërsa ajo ishte në një shtrat spitalor në kryeqytetin e Indonezisë Jakarta, gjendja e saj nuk ishte diagnostikuar. As ajo e nënës së saj, Maria Darmaningsih, e cila ishte pranuar në të njëjtin spital.

11:03
Pamje të pa përsëritshme/ Në Gjermani shpallen fotografitë më të mira të natyrës në konkursin e njohur

‘Shoqëria Gjermane për Fotografinë e Natyrës’ ka shpallur fituesit e konkursit të ‘Photographer of the Year 2020’, dhe foto janë absolutisht të bukura.

11:00
Kosovë/ Në QKUK po trajtohen 15 pacientë me koronavirus

Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës njoftoi të mërkurën se në këtë repart aktualisht janë duke u trajtuar 15 pacientë të prekur me sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi.

10:43
Conte: Infeksioni i koronavirusit nuk do rikthehet, nëse italianët sillen si këto dy ditë

“Tani janë përcaktuar pragjet e alarmit, mund të studiojmë një parashikim të mundshëm të hapjeve me diferencime gjeografike”, kështu tha kryeministri italian Giuseppe Conte.

10:35
Plagosën tre persona në Ksamil pas sherrit për pronat, arrestohet njëri prej autorëve në kërkim dy të tjerë

Sarandë- Policia ka arrestuar një person ndërsa ka shpallur në kërkim tre të tjerë për një plagosje të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ksamil.

10:33
U krijuan për të shkaktuar “përçarje”/ Facebook fshin qindra llogari me qendër në Rusi, Iran dhe…

Facebook ka fshirë qindra llogari – më shumë se gjysma e tyre me qendër në Rusi, Iran dhe Gjeorgji – pasi ka zbuluar se ato u përkisnin rrjeteve që bëjnë fushata të ndryshme me ndikim.

10:30
Grabitësit thyejnë bankomatin dhe e ngarkojnë në kamion, por iu ndodh e papritura

Banorët e qytetit italian të Asiago xhiruan nga dritaret grabitësit që vodhën një ATM nga një mur, por planet e tyre u prishën nga policia.

10:26
Vrau fqinjin e tij, arrestohet 25-vjeçari në Vlorë

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim J. L., 25 vjeç, banues në Vlorë.

10:23
Meta i shqetësuar për raportin e ‘Freedom House’: Kambanë alarmi, koha për një ringritje të menjëhershme

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me konkluzionet e raportit të organizatës ‘Freedom House’. Meta me anë të një postimi në Facebook shkruan se është i shqetësuar nga raporti në fjalë, teksa shton se përkeqësimi i treguesve për nivelin e demokracisë, rënia ne qeverisje dhe proces zgjedhor kërkon një reflektim dhe përgjigje nga të gjithë.

10:20
Vlorë/ Aksidentoi një fëmijë 8-vjeç, procedohet 23-vjeçari

Policia e Vlorës ka proceduar në gjendje të lirë shtetasin M. M., 23 vjeç, banues në fshatin Xhyerinë, Vlorë.

10:13
Ilaçe kontrabandë me kamion, vihet nën hetim shoferi

Kakavijë- Një person është vënë nën hetim për shkak se ka tentuar që të kalojë kontrabandë në doganën e Kakavijës medikamente mjekësore.

10:08
1 vit nga tragjedia në Letoni, ku humbën jetën dy efektivë. Xhaçka: U detyrohemi dëshmorëve tanë

Forcat e Armatosura nderuan dy efektivët e rënë në krye të detyrës një vit më parë në Letoni, major Klodian Tanushin dhe nëntetare Zerife Hasanaj.

10:05
U tha se kishte kryer operacion, Inteligjenca e Koresë së Jugut reagon pas ‘zhdukjes’ disa ditore të Kim Jong Un: Ja pse ka ndodhur

Shërbimi i inteligjencës së Koresë së Jugut njoftoi sot se nuk ka shenja që lideri i Koresë së Veriut Kim John Un kishte një operacion në zemër.

10:02
6 shenjat që partneri nuk po tregohet i sinqertë me ju

Në marrëdhënie supozohet të marrim dashuri, kujdes dhe mbështetje, por nganjëherë përfundojmë duke u kontrolluar si një kukull teatroje nga partneri ynë.

09:52
​Skandali ‘trondit’ Britaninë, epidemiologu kryesor thyen karantinën për të takuar ‘të dashurën e martuar’

Këshilltari i qeverisë britanike, epidemiologu Neil Ferguson, ka dhënë dorëheqjen pas shkeljes së rregullave të izolimit.

09:50
Tiranë/ Tentoi të vriste me thikë kunatin e tij, pranga 45-vjeçarit

Një 45-vjeçar që tentoi të vriste me thikë kunatin e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, është vënë në pranga nga policia.

09:35
Mjekja tek Infektivi mesazh qytetarëve për fazën e hapjes: Koronavirusi do na bëj të jetojmë ndryshe

Shqipëria ka hyrë tashmë në fazën e hapjes së masave të ndërmarra në kuadër të frenimit të përhapjes së Covid-19.

09:28
Aksident në Lezhë-Milot, një 60-vjeçar në gjendje të rëndë transportohet drejt Tiranës

Një aksident ka ndodhur sot në mëngjes në aksin Lezhë Milot.

09:24
Prindërit përfshihen në sherrin e dy të rinjve/ Dy në pranga, një shpallet në kërkim

Dibër – Dy të rinj janë konfliktuar me njëri tjetrin në Dibër ku si pasojë janë përfshirë edhe prindërit e tyre.

09:18
Koronavirusi. Laboratorët dhe teoritë e Wuhanit: çfarë thonë politika dhe shkenca

Një tabloid australian dhe një Sekretar i Shtetit që mohon veten e tij janë të mjaftueshme për të rindezur diskutimin për komplotin e virusit

09:15
Foto/ Shpikjet e reja që mund të mbarojnë nga koronavirusi

Larja e shpeshtë e duarve, distanca sociale dhe mbajtja e maskave njihen si metoda për ndalimin e shpërhapjes së Covid-19, por në disa vende shumë njerëz kanë gjetur alternative për të bërë maskat e tyre me duart e veta.

09:02
Plagosi dajë e nip në Mamurras, vetëdorëzohet autori! Ja si ndodhi ngjarja

Kurbin- Është vetëdorëzuar në polici autori i plagosjes së dy personave gjatë mbrëmjes së djeshme në Mamurras të Kurbinit.

08:54
Covid-19/ Më shumë se 3.7 milionë të prekur dhe 258 mijë viktima nga koronavirusi në botë

Në botë numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi është rritur në 258 338, ndërsa të prekur numërohen 3,727,802.

08:46
Zbuloi skandalin dhe kritikoi qeverinë për masat ndaj koronavirusit, gazetari: Më kërcënojnë. Nuk guxoj të dal nga shtëpia, se…

Blaž Zgaga, fitues i çmimit Freedom of Speech Award (FOSA) nga Deutsche Welle, po përballet me fyerje dhe kërcënime, sepse ka kritikuar qeverinë për masat e krizës për Coronën.

08:41
Sot samiti virtual mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Samiti BE-Ballkani Perëndimor i parashikuar të mbahej në Zagreb do të zhvillohet sot, më 6 maj 2020 në formën e një videokonference për shkak të pandemisë COVID-19.

08:28
Gjermania planifikon rihapje të mëtejshme të ekonomisë

Gjermania pritet të shpallë plane të mëtejshme për rihapjen e ekonomisë së mbyllur si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

08:22
”Maj 2021”, Rama publikon videon: Parku i Madh i Durrësit do të zërë vendin e vatrës kanceroze të Porto Romanos

Kryeministri Edi Rama ka postuar sot një tjetër video- projekt, atë të Parkut të Madh të Durrësit.

08:07
“Udhëheqësit në Evropën Qendrore e Ballkan sulmojnë institucionet demokratike”, raporti i FH: Shqipëria rënie të ndjeshme

Organizata Freedom House ka arritur në përfundimin se një numër i madh udheqësish në Evropën Qendrore dhe Lindore as nuk përpiqen të pretendojnë se po luajnë sipas rregullave demokratike.

08:04
Hanami – Historia e soditjes së luleve në Japoni

Miliona turistë vizitojnë çdo vit Japoninë për të parë lulëzimin e qershive. Por tradita e soditjes së luleve aty ka një traditë shekullore.

07:46
Covid-19/ Mbretëria e Bashkuar bëhet vendi me numrin më të lartë të vdekjeve në Evropë

Mbretëria e Bashkuar është bërë vendi më numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi në Evropë dhe e dyta në botës pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

07:32
Rikthehen vranësirat dhe reshjet, njihuni me parashikimin e motit

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë reshje të izoluara në të gjithë territorin. Gjatë darkës vranësirat do të largohen duke i lënë vendin motit të kthjellët.

07:28
Shtyhet finalja historike, derbi bask do të luhet me tifozë, data ende e pacaktuar

Komuniteti bask duhet të presë edhe disa muaj për të parë finalen e shumëpritur të Kupës së Mbretit mes dy skuadrave më të mëdha të kësaj krahine, Athletic Bilbaos dhe Real Sociedad.

07:11
U operua në zemër, trajneri i Holandës ende në spital

Trajneri i përfaqësueses së Holandës, Ronald Koeman, do të qëndrojë të paktën deri të premten në spital, pas problemeve që shfaqi fundjavën e kaluar.

06:55
Xavi optimist për Messin: Mund të luajë deri në moshën 40-vjeçare

Ndonëse me 32 vite mbi supe, Lionel Messi vijon të luajë në nivele të larta dhe të shfaqet jo vetëm protagonist me Barcelonën, por edhe si një prej më të mirëve në botë, për të mos thënë absolutisht më i miri.

06:44
Eriksen: Nuk jam penduar që zgjodha Interin, po punoj shumë për t’u ambientuar

Një nga transferimet më të bujshme të merkatos së janarit ishte padyshim ai i danezit Christian Eriksen, që la Tottenhamin për t’iu bashkuar Interit në Serinë A, por fillimi në kampionatin italian nuk ishte aspak në nivelin e pritshmërive për fantazistin.

06:33
Covid-19/ Shtëpia e Bardhë planifikon shpërbërjen e task forcës

Task forca e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbyllet dhe të shpërndahet brenda disa javësh. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë presidenti i SHBA, Donald Trump.

06:02
Diabeti i tipit 2/ Përse yndyrnat janë shkaku i vërtetë i sëmundjes

Diabeti është ndër sëmundjet më të përhapura dhe shqetësuese në të gjithë globin. Nga vitit 1980 deri në vitin 2014, numri i diabetikëve në botë u rrit nga 108 milion në 422 milionë njerëz. Kjo sëmundje shfaqet kur niveli i glukozës dhe i sheqerit në gjak janë më të larta nga normalja. Kështu trupi nuk prodhon më insulinë për të balancuar sheqerin.

05:40
Si të pastroni enët e gjakut me një trajtim të thjeshtë natyral

Enët e bllokuara të gjakut janë arsyeja kryesore për shumë probleme të rrezikshme të zemrës. Arterioskleroza cilësohet si sëmundja gjatë të cilës muret e enëve të gjakut, si arteriet, ngurtësohen dhe bllokohen. Arterioskleroza cilësohet fatkeqësisht vdekjeprurëse.

05:17
Lëngu i orizit dhe kurat më të mira natyrale për shëndetin e stomakut

Stomaku i njeriut ka kapacitetin për të mbajtur rreth 220 gramë ushqim. Atij i nevojitet 4 deri në 6 orë për të zbërthyer ushqimin në grimca të vogla e për ta tretur atë. Shtresat e brendshme të stomakut rigjenerohen vetë dhe shumë shpesh. Stomaku është një makineri e fuqishme në gjenerimin e hormoneve.

04:51
Virgin Atlantic do të ndërpresë 3,000 kontrata pune

Kompania britanike Virgin Atlantic do të ndërpresë 3,000 kontrata pune në Mbretërinë e Bashkuar dhe do të ndalojë veprimtarinë në Aeroportin Gatwick të Londrës, si pasojë e shpërthimit të koronavirusit.

04:20
Metrotë mbyllen gjatë natës për herë të parë në Nju Jork

Administrata për Transport në qytetin e Nju Jorkut planifikon që të ndalë sistemin e metrove nga ora 1:00 deri në 5:00 të mëngjesit të së mërkurës për dezinfektim.

03:49
Bie numri i të vaksinuarve në Portugali

Numri i personave të vaksinuar në Portugali është përgjysmuar muajin e kaluar në krahasim me prillin e vitit 2019, pavarësisht paralajmërimeve për prindërit e rinj rreth nevojës për imunizim kundër sëmundjeve serioze gjatë pandemisë me koronavirus.

03:19
Presidenti Trump akuzon demokratët se dëshirojnë dështimin me koronavirusin

Presidenti Donald Trump akuzoi të martën demokratët se dëshirojnë që administrata e tij të dështojë në përgjigjen e saj ndaj pandemisë së koronavirusit, duke ushqyer kështu debatin partiak pa dhënë prova për të mbështetur pohimin e tij.

02:48
Pas javësh, Presidenti Trump në udhëtimin e tij të parë të largët

Presidenti Donald Trump bëri një udhëtim të rrallë nga Uashingtoni të martën për të vizituar një fabrikë të prodhimit të maskave në Arizona, duke vizituar kështu një shtet që ai shpreson ta fitojë në zgjedhjet e nëntorit, ndërsa amerikanët janë duke shmangur udhëtimet për të luftuar koronavirusin.

02:26
Pfizer, BioNTech fillojnë testimin e vaksinës në SHBA

Dy kompani farmaceutike thanë të martën se vaksina e tyre eksperimentale e koronavirusit po fillon testimin fillestar njerëzor në Shtetet e Bashkuara.

02:05
Këshillat e mjekëve psikologë në kohën e pandemisë

Specialistët e shëndetit mendor rekomandojnë që në këto ditë të vështira izolimi, njerëzit duhet gjejnë mënyra për të lëvizur, për të biseduar me miq dhe kur është e mundur edhe daljen në natyrë, por duke patur parasyshë rregullat e distancimit fizik. Dr. Kevin Gilliland është mjek psikolog.

01:38
Studimi: Lloji i ri i koronavirusit përhapet më shpejt

Një studim i ri i udhëhequr nga qeveria amerikane ka zbuluar se një lloj të ri të koronavirusit po përhapet në të gjithë botën më shpejt sesa llojet e mëparshme.

01:10
Deri në 2070, mbi 3 miliardë njerëz në nxehtësi ekstreme

Mbi 3 miliardë njerëz do të jetojnë në hapësira me temperatura “gati të papërballueshme” deri në 2070, thuhet në një studim të ri. Nëse niveli i gazeve serë nuk bie, një numër i madh i njerëzve do të përballen me temperatura që mesatarisht do të jenë më të nxehta se 29 gradë celsius.

00:45
Zyrtari gjerman: Mos i përjashtoni pushimet në Majorka

Gjermanët mund të jenë në gjendje të bëjnë pushime jashtë kufijve këtë verë, deklaroi kreu vendas i turizmit, Thomas Bareiss. Teksa vendet europiane po shohin mundësite sesi do të menaxhohet sezoni turistik në mesin e krizës së koronavirusit, Bareiss i tha gazetës Der Tagesspiegel se nëse shpërthimi epidemik mbetet nën kontroll, njerëzit mund të jenë në gjendje të pushojnë së shpejti jashtë vendit.

00:23
Top Story/ I biri i Ndue Marinaj : Atë ditë të gjithë dolën nga spitali infektiv, vetëm babai im jo!

Në momentin që konfirmohen dy rastet e para pozitive, Ndue vetëizolohet për të ruajtur të afërmit dhe miqtë e tij. Për Nduen simptomat kishin nisur më herët në fakt.

00:13
Top Story/ Historia e Ndue Marinajt, flet i biri : Babai im ishte me Covid përpara pacientit zero

Në datën 9 Mars, Shqipëria konfirmoi zyrtarisht dy rastet e para me Covid-19. Babë e bir, Viktor dhe Paulin Kola, përkatësisht 54 dhe 31 vjeç ishin dy pacientët e parë.

00:09
Top Story/ Ilir Harshova ishte djali i Ali Harshovës, patriot dhe përkthyes i njohur i viteve ‘40

Iliri, ishte i biri i Ali Hashorvës, një patrioti dhe përkthyesi të njohur që ishte mes atyre që kontribuuuan në hapjen e shkollave shqip në Kosovë në vitet ’40-të.

00:04
Top Story/ Historia e publicistit dhe intelektualit Ilir Harshova, humbi jetën në moshën 71-vjeçare nga Covid-19

“Ne nuk kemi frikë”! Ironia e fatit deshi që botimi me këtë titull të ishte i fundit për inxhinierin, autorin, përkthyesin, publicistin dhe intelektualin e njohur shqiptar Ilir Hashorva. Ai shkruante për të keqen e madhe që sot ka pushtuar botën, dhe pikërisht humbi jetën prej Covid-19 në moshën 71-vjeçare në Nju Jork.

00:01
Top Story/ Foto e fundit e Ledio Skuraj, i intubuar me oksigjen pak orë përpara se të ndërronte jetë

Kjo foto prekëse, është bërë pikërisht në datën 1 Prill nga vetë Ledio Skurra, në momentin kur u vendos në oksigjen. Ai u’a nis foton të afërmve, pa menduar se ajo do të ishte e fundit. Aty, ndërpritet komunikimi i tij me familjen. Virusi u tregua i pabesë me Ledion. Kur dukej se gjendja e tij po përmirësohej, situata shkoi drejt fatalitetit.

E martë, 05 Maj 2020
23:58
Top Story/ Historia e Ledio Skuraj, 42-vjeçarit nga Lezha që humbi jetën nga Covid në Britaninë e Madhe

Në emisionin e datës 28 Prill, Top Story transmetoi intervistën e një pacienti nga spitali infektiv, i cili ishte i shtruar me Covid-19. I përlotur, ai i shprehu ngushëllime familjes së Gledis Skurës në Lezhë, kushëririt të tij 42-vjeçar që humbi jetën po nga Koronavirusi në Britaninë e Madhe.

23:52
Top Story/ Vuajtje edhe pas vdekjes, Agron Vraja duhet të presë edhe shumë ditë përpara se të prehet i qetë në vendlindje

Familja Vraja, po e vuan edhe më rëndë humbjen. Ata nuk kanë pasur mundësinë të marrin trupin e Agronit dhe ti bëjnë një ceremoni, me të gjitha nderimet që ai meriton.

23:48
Top Story/ Historia e Agron Vrajës, humbi jetën nga Covidi në SHBA kur vizitoi djalin e tij

Ndarja me njerëzit e zemrës, që largohen nga kjo botë, është një moment dhimbje për çdokënd. Është një moment në të cilin askush nuk do të mungojë për ti mbajtur dorën familjarit deri në fund. Koronavirusi po u merr njerëzve edhe këto çaste. Akoma më keq, shumë viktima po mbeten nëpër morgjet e botës ose po varrosen mijëra kilometra larg atdheut.

23:44
Kurbin, plagosen me armë zjarri nip dhe dajë

Nip dhe dajë janë plagosur me armë zjarri në Kurbin të Lezhës. Të plagosur mbetën shtetasit me iniciale A.M dhe K.L të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

23:34
Top Story/ Stafi i Spitalit të Kavajës kujton momentet kur Nebi kryente bamirësi, pa i publikuar askund

Pas raportimit të një humbje më shumë nga Covid-19, në fakt qëndronte historia e një qytetari që në Kavajë e njihnin mirë. Ne’bi Ismaili ishte nga ata biznesmenë që kishte dhënë nga pasuria e tij për qytetin. “Mbaj mend që kishte shtruar fëmijët në spital, duke parë kushtet si ishin spitalet në Itali e duke parë dhe tek ne, vetëm kur erdhi një ditë e plot surpriza për pavionin e pediatrisë” tregon Vjollca Shimi kryeinfermiere.

23:29
Top Story publikon jetën e biznesmenit filantrop Nebi Ismailit, humbi jetën nga Covid në moshën 42 vjeçare

Këto pamje të pazakonta, janë fiksuar në qendrën e qytetit të Kavajës. Aty dhe gjithëkund në vend, duket sikur jeta është ndalur. Kavaja është ndër zonat para në vend ku u përhap virusi Covid-19. Dy qytetarë në zonë kanë humbur jetën. Historia Nadir Ismailit, apo Ne’bit siç e njihnin të gjithë në Kavajë i tronditi të gjithë. Ai u nda nga jeta në moshën 42-vjeçare, dhe pa pasur asnjë sëmundje shoqëruese.

23:24
Top Story/ Minutat e fundit të Skënder Kurtit: Zemra e tij ishte e fortë, por truri nuk u zgjua nga koma

Profesor Neri mund të quhet i pari i dinastisë Kurti në boks. Sot, ushtron trajningun në ekipin e Tiranës edhe djali i tij Renato. Ner Kurtin e njohin si legjendën e boksit shqiptar. Por, ai ishte shumë më tepër se kaq. Në fillimet e demokracisë, Kurti ka qenë një prej pjesëtarëve më të dalluar të repartit special 326, sot i njohur si reparti RENEA.

23:20
Top Story/ Boksierët dhe miqtë kujtojnë trajnerin Skënder Kurti, i cili humbi jetën nga Covid-19

Në përditësimin e bilancit përballë Covid-19, i ndjeri dhe viktimat e tjera janë numra që përshkallëzojnë situatën. Në realitet, ata janë familjarë, prind, baba, nënë, vëlla, motër apo shok që pas kanë lënë boshllëk të madh te rrethi i tyre. Dikush pensionist, një tjetër ekonomist, dikush zyrtar i shtetit, dikush sportist, një tjetër biznesmen e dikush njeri i thjeshtë.

23:11
Pedagogu i njohur shpërthen në akuza: Hapja e universiteteve veprim kriminal, rrezikohet jeta e studentëve

Në pjesën e tretë në Open në Top Channel u debatua për hapjen e universiteteve. Pedagogu i njohur, Mark Marku foli me tone të ashpra ndaj urdhërit të Ministrisë së Arsimit për hapjen e universiteteve.

22:58
Momente magjike, kur kafshët bëhen “një me natyrën”

Natyra ka krijuar mijëra gjallesa, si kafshë, insekte, bimë, shpendë, zogj, për t’u përshtatur me mjedisin ku jetojnë.

22:54
​Maska e obligueshme në të gjitha fluturimet ajrore

Organi ndërkombëtar që përfaqëson linjat ajrore në botë (IATA) ka bërë thirrje që pasagjerët të mbajnë maska gjatë fluturimeve, thuhet sot në një deklaratë, pas intensifikimit të debateve se si të rivendoset trafiku ajror, por edhe të respektohen masat në distancë sociale.

22:42
​BERZH ndan 1.7 miliardë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) thotë se ekonomitë e Ballkanit Perëndimor duhet të marrin momentin e bashkëpunimit mes krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit për të forcuar integrimin rajonal.

22:37
​Britania e Madhe alarmon për sulme kibernetike ndaj organizatave ndërkombëtare

Rrjetet e sofistikuara të hakerëve po kryejnë sulme kibernetike ndaj organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat janë duke reaguar ndaj pandemisë koronare të virusit, paralajmëroi sot sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab.

22:34
Mediat britanike: Kim Jong-un ka më shumë se një sozi, provat

Edhe pse Kim Jong-un u shfaq pas 20 ditësh “arratisje” nga sytë e publikut, për të ende vijon të spekulohet. Disa teori pretendojnë se diktatori ka sozi, dhe pikërisht ai u shfaq në inaugurimin e fabrikës së mbeturinave në Penian, dhe jo Kim i vërtetë.

22:31
Demi po që di si të argëtojë fansat, edhe nga karantina …

Demi Rose di se si ti argëtojë fansat e saj me postimet provokuese në rrjetet sociale, edhe pse të gjithë janë izoluar në shtëpi si pasojë e koronavirusit.

22:15
Francë/ Rritet bilanci i viktimave nga Covid-19, për të dytën ditë radhazi

Për ditën e dytë radhazi, numri i viktimave nga koronavirusi është rritur në Francë, tha sot Minisitria e Shëndetësisë atje.

22:14
Masat e marra ndaj Covid-19/ Flet në Open eksperti i Shëndetit Publik

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ishte i ftuar në Open në Top Channel ku foli për strategjinë e ndjekur nga qeveria për parandalimin e përhapjes së sëmundjes. Dasho tha se strategjia e ndjekur është akoma e paqartë.

22:10
Pipero mbështet nismën e Eni Vasilit: Duhet lejuar debati në studiot televizive

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero foli në Open në Top Channel për masat lehtësuese. Sipas Piperos duhen lejuar debati në studio televizive.

22:09
Sfida të rënda/ Adoleshenti me sëmundje lëkure sfidon doktorët

Një adoleshent me një çrrregullim të rrallë të lëkurës që e bën të ndjejë dhembje të tmerrshme me çdo prekje, ka sfiduar parashikimet e doktorëve për të jetuar deri në moshën e pjekurisë.

22:08
E frikshme/ Pallati 48 katësh shkrumbohet nga flakët, banorët bërtasin të tmerruar

Një zjarr masiv ka përshkruar një ndërtesë 48 katëshe, në Sharjah të Arabisë Saudite. Në videon e publikuar shikohet ndërtesa teksa shkrumbohet nga flakët, si edhe njerëzit që bërtasin të tmerruar.

22:06
Kështu reagojnë në Teksas kur iu kërkohet distanca sociale! – Video

Një roje pylli në Teksas ka paralajmëruar vizitorët në një park afër Liqenit të Austin që të mbajnë distancën sociale për të zvogëluar mundësinë e transmetimit të koronavirusit, por një i ri e shtyn në liqen.

22:00
SHBA/ Tentoi të grabisë dhe abuzojë seksualisht me infermieren, arrestohet 35 vjeçari

Një burrë nga Bronx i SHBA-ve, është arrestuar nga policia, sepse dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një infermiere, e cila ndodhet në frontin e parë të luftës ndaj COVID-19. Jason Roberts, 35 vjeç, akuzohet për përdhunim, plaçkitje dhe vjedhje.

21:53
Izolimi i Rejas në Itali/ Trajneri i kombëtares: Synojmë fitoren në grup ne eliminatoret e ardhshme

Pas një periudhe të gjatë izolimi në Itali, tashmë edhe prë trajnerin tonë të kombëtares Edoardo Reja ka filluar liria e kufizuar. Në një intervistë për Top Channel tekniku italian tregon izolimin dhe periudhën larg punës së tij, stadiumeve apo fushave të stërvitjes.

21:53
Bëni kujdes – Mjekimet dhe ushqimet që nuk duhen kombinuar asnjëherë

Bananet, perimet e gjelbërta, qitroja dhe qumështi janë disa prej ushqimeve më të shëndetshme të ushqimit tonë, përveç në rastet kur marrim ilaçe.

21:47
FIFA po bën gati propozimin, pesë ndërrime në një ndeshje!

Futbolli po ndryshon. Fillimisht me mënyrat dhe metodat e stërvitjes, që nuk janë parë kurrë më parë, por me rikthimin e garave duhet të mësohemi edhe me stadiume pa tifozë për shkak të Covid-19.

21:33
Lideri çeçen premton dënime të rënda për spiunët që filmojnë shkelësit e karantinës

Të gjithë ata që publikojnë në mediat sociale pamje të kapjes nga policia të shkelësve të karantinës do të dënohen duke punuar si pastrues rrugësh e spitalsh, tha sot lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov.

21:31
Kurti synon 51 për qind të votave: LVV duhet të dalë më shumë se e para

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se partia që ai drejton në zgjedhjet e ardhshme duhet të dalë ‘më shumë se e para’, duke kërkuar kështu që të arrijë të fitojë më shumë se gjysmën e vendeve në Kuvend, në mënyrë që të mos ketë koalicion qeverisës sikur në rastin e fundit me LDK-në.

21:28
Përdor drogë që në moshën 12-vjeçare, do të shokoheni me ndryshimin drastik të saj

Ka konsumuar heroinë që në moshën 12-vjeçare, tashmë 35 vjeçe dhe  e burgosur, Sarah Ali, duket 10 vite më e madhe sesa mosha e saj, si pasojë e jetës së shthurur.

21:25
A ka pasur Koronavirus që në janar, Pipero: Sot lexova një opinion të OBSH-së, ky diskutim duhet të…

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero është i ftuar në emisionin Open në Top Channel ku tema është “Koronavirusi, kur hyri në Shqipëri”.

21:20
“Ruaje nga komshija”, Anaidi i Big Brother thumbon hapur!

Anaid Kaloti ishte pjesë e diskutimit të sotëm në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon rreth ndikimit të karantinës në forcimin e lidhjes në çift.

21:16
Një kukull Barbie! Dëshiron buzët më të mëdha në botë, ka kryer 20 injeksione për këtë rezultat …

Një kukull Barbie në jetën e vërtetë, me një mision të vetëm: të ketë buzët më të mëdha në botë.

21:07
“Dua të martohem me një djalë shqiptar”/ Kërkesa e veçantë e futbollistes nga Kameruni

Futbollistja nga kameruni Klaudia Obogo, ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Klaudia,  prej tre vitesh është pjesë e ekipit të fermave të Tiranës. Ajo ka një kërkesë shumë të veçantë, të gjej një burrë shqiptar. Për të burrat shqiptar, janë të sjellshëm dhe romantik.

21:03
FOTO/ Nga lodrat tek fushat multisportive, dezinfektohen hapësirat argëtuese tek Parku i Liqenit Artificial

Lehtësimi i masave lidhur me situatën e koronavirusit në vendin tonë është shoqëruar edhe me një lëvizje të shtuar të qytetarëve, për të shkuar në punë, për të bërë blerjet e ndryshme, apo edhe për të shëtitur. Edhe kur vjen fjala tek kjo e fundit, parku i Liqenit Artificial në Tiranë është dëshira më e madhe e kryeqytetasve për të kaluar qoftë edhe 1 orë në ditë.

20:58
Arrestohet 30 vjeçarja që përdhunoi rregullisht minorenin “me miratimin e bashkëshortit”

Policia në SHBA tha sot se një grua 30 vjeçare ka përdhunuar disa herë një 14 vjeçar’ me bekimin’ e burrit të saj.

20:55
Tërmet në Korçë. Ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë ishte

Një tërmet me magnitudë 3.0 i shkallës rihter ka rënë në Korçë mbrëmjen e sotme. Ndonëse magnituda është shumë e vogël është ndjerë goxha pasi ka qenë në sipërfaqe.

20:54
8-vjeçarja nuk bën dot trajtimin e dializës, Fiksi zgjidh problemin

Jetojnë në mjerim, dhe nuk kanë lekë për të dërguar vajzën nga Levani në Tiranë për të kryer hemodializën.