Pedagogu i njohur shpërthen në akuza: Hapja e universiteteve veprim kriminal, rrezikohet jeta e studentëve

05/05/2020 23:11

Në pjesën e tretë në Open në Top Channel u debatua për hapjen e universiteteve. Pedagogu i njohur, Mark Marku foli me tone të ashpra ndaj urdhërit të Ministrisë së Arsimit për hapjen e universiteteve.

‘Urdhëri i Ministrisë së Arsimit është një veprim kriminal, i cili nuk merr parasysh jetën e studentëve dhe pedagogëve. Përveç kësaj ka një kontradiktë mes urdhërit të ministrisë dhe ligjit. Mospërputhja është se qeveria ka zgjatur deri në qershor gjendjen e jashtëzakonshme duke ndaluar grumbullimet masive, ndërsa ministria nxjerr urdhërin për të hapur universtetet.

Në fakultetin e tonë, në departamentin ku unë bëj pjesë kemi rreth 1 mijë studentë nga viti i dytë Master dhe viti i 3 Bachelor. Për këto studentë kemi vetëm 20 salla në dispozicion. I kam pyetur studentët dhe më kanë thënë që janë kundër. Kodi Penal që qeveria miratoi tani na dënon, pasi rrezikojmë të përhapim koronavirusin’- tha Marku.

Top Channel