Lideri çeçen premton dënime të rënda për spiunët që filmojnë shkelësit e karantinës

05/05/2020 21:33

Të gjithë ata që publikojnë në mediat sociale pamje të kapjes nga policia të shkelësve të karantinës do të dënohen duke punuar si pastrues rrugësh e spitalsh, tha sot lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov.

Republika ruse e Kaukazit verior është nën një regjim të ashpër karantine prej rritjes së rasteve të koronavirusit dhe ka vendosur gjoba të rënda për ata që tentojnë të kalojnë kufirin për të hyrë ose dalë.

Në një video të postuar së fundmi në YouTube tregohej një oficer çeçen që ndiqte pa sukses një shkelës të supozuar të rregullave të karantinës.
“Nëse dikush regjistron me celular dikë që thyen karantinën, do ta sjellim këtu, e do ta bëjmë të punojë … do të punojë si pastrues në spitale, në ministri ose në institucione. Le t’i shikojnë mirë si janë kushtet ku punon stafi mjekësor. … sepse prej këtyre njerëzve numri i infeksioneve po rritet,” citohej të kishte thënë Kadyrov gjatë një takimi televiziv me task-forcën e koronavirusit në rajon.

Më herët 43 vjeçari ka thënë se njerëzit që shkelin karantinën duhet “të vriten” dhe i krahasonte ata me terroristët.

Në një prej videove më të kontestuara, në mars zyrtrë çeçenë shiheshin në mars të aramtosur me tuba plastikë për të gditur shkelësit i bllokadës së qëndrimit në shtëpi.

FOTO GALERI
1/3
Presidenti Putin raportohet se nuk zemerohet asnjehere me Kadirov

Top Channel