Pipero mbështet nismën e Eni Vasilit: Duhet lejuar debati në studiot televizive
05/05/2020 22:10
Mjeku i njohur Pëllumb Pipero foli në Open në Top Channel për masat lehtësuese. Sipas Piperos duhen lejuar debati në studio televizive.
A do e kishit problem të vinit në studion time?- e pyeti Eni Vasili.
‘Nuk do e kem problem. Kam përshtypjen se duhet lejuar debati në studiot televizive pasi debati në distancë nuk është komod. Në qoftë respektohet distanca 1.5 metra dhe dizefektimi i studios, patjetër që duhet të hapet debati në studio’ – tha Pipero.
“Ju e keni parë studion time. Ju sigurojmë edhe distancë prej 2 metrash. Nuk po kërkoj më shumë, vetëm 2 të ftuar”- ndërhyri Eni Vasili.
Top Channel