Vlorë/ Aksidentoi një fëmijë 8-vjeç, procedohet 23-vjeçari
06/05/2020 10:20
Policia e Vlorës ka proceduar në gjendje të lirë shtetasin M. M., 23 vjeç, banues në fshatin Xhyerinë, Vlorë.
Ai u procedua pasi mbrëmjen e kaluar, në lagjen “10 Korriku”, pranë një karburanti, ka aksidentuar me automjet një fëmijë të mitur 8-vjeçar, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel