PDK i kërkon presidentes së re të kthejë Ligjin për Specialen në Kuvend, Justina Shiroka Pula pritet të marrë vendimin
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se partia që ai drejton në zgjedhjet e ardhshme duhet të dalë ‘më shumë se e para’, duke kërkuar kështu që të arrijë të fitojë më shumë se gjysmën e vendeve në Kuvend, në mënyrë që të mos ketë koalicion qeverisës sikur në rastin e fundit me LDK-në.
Në një emision në RTSH, Albin Kurti nuk ka folur direkt nëse si parti synojnë të fitojnë 51 për qind të votave nëse mbahen zgjedhjet e reja ashtu sikurse po këmbëngulë Lëvizja Vetëvendosje.
]
“Lëvizja Vetëvendosje, përveç se duhet të dalë e para, duhet të dalë edhe më shumë se e para, pasi kur bëhet fjalë për luftimin e krimit dhe korrupsionit të tjerët po bëhen bashkë kundër nesh. Ne nuk iu kemi vënë vijë të kuqe LDK-së, por lidershipi i kësaj partie kaloi këtë vijë të kuqe dhe kaloi në anën tjetër”, ka thënë Kurti.
Sipas tij, udhëheqësja e vërtetë e LDK-së është Vjosa Osmani, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, e cila këtë parti e ngriti nga pozitën e dytë në nivel vendi, por që paralajmëroi se me qasjen e tanishme kjo parti serish do të renditet e treta.
Top Channel