Francë/ Rritet bilanci i viktimave nga Covid-19, për të dytën ditë radhazi
05/05/2020 22:15
Për ditën e dytë radhazi, numri i viktimave nga koronavirusi është rritur në Francë, tha sot Minisitria e Shëndetësisë atje.
Të paktën 330 persona vdiqën gjatë ditës së kaluar, një rritje kjo pas disa ditësh të rënies së numrit të viktimave,
Kështu, me 330 viktima, ka mbërritur në 25.531 persona numri i përgjithshëm i vdekjeve në Francë.
Lajmi i mirë është se numri i pacientëve nën kujdes intensiv është në rënie ashtu si edhe numri i përgjithshëm i shtrimeve në spital.
Top Channel