Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ishte i ftuar në Open në Top Channel ku foli për strategjinë e ndjekur nga qeveria për parandalimin e përhapjes së sëmundjes. Dasho tha se strategjia e ndjekur është akoma e paqartë.

“Mua personalisht më është dukur si e paqartë. Kemi dy shembuj sesi ishin zgjidhjet ndaj virusit. Është shembulli i shteteve si Zelanda e Re që e zhduku virusin. Kemi dhe shembuj si Suedia dhe Britania e Madhe që menduan bashkëjetesën me virusin.

Dua të theksoj se unë jam me idenë që personat duhet të mbrohen vetë nga virusi. Sipas meje nuk mund të të mbrojë shteti ndaj këtij virusi, sado i fortë të jetë ai”- tha Dasho.

 

Top Channel