Pas raportimit të një humbje më shumë nga Covid-19, në fakt qëndronte historia e një qytetari që në Kavajë e njihnin mirë. Ne’bi Ismaili ishte nga ata biznesmenë që kishte dhënë nga pasuria e tij për qytetin. “Mbaj mend që kishte shtruar fëmijët në spital, duke parë kushtet si ishin spitalet në Itali e duke parë dhe tek ne, vetëm kur erdhi një ditë e plot surpriza për pavionin e pediatrisë” tregon Vjollca Shimi kryeinfermiere.

“Ka kontribuar, çdo dhomë e pediatrisë me kondicionerë që i ka vendosur Nebi, perdet gjithashtu, dyshekët i ka blerë të rinj, dhomë e pranimit këtu me kondicioner nga Nebi, ishte një shumë e konsiderueshme”, tregon Përparim Daiu, mik i Nebi Ismailit. Teksa kujton e emocionuar takimet e saj me Ne’bi Ismailin, kryeinfermierja e Pediatrisë në Spitalin e Kavajës zbulon një histori prekëse që vetë i ndjeri nuk ka dashur të ishte publike. Një natë, ai kishte shtruar një prej vajzave në Pediatri dhe aty dëgjon për gjendjen e vështirë ekonomike të një pacienteje.

“Nebi nëse do të bësh ndonjë bamirësi, nuk e di shumën që ke, por po të sugjeroj një paciente që ka shumë nevoj për ju, atë familje e kishte bërë të lumtur, pas 3 muajsh ajo familje kishte çelësat e një shtëpie në dorë”, tregon Vjollca Shimi kryeinfermiere. Nëse nuk do të ishte larguar nga kjo botë para kohe, ndoshta kurrë nuk do të kishim dëgjuar për emrin e Ne’bi Ismailit. Ai kurrë nuk hidhte foto në rrjetet sociale siç reklamohet sot rëndom bamirësia.

“Asnjëherë nuk donte të reklamonte, nuk donte ti dilte emri se ishte dhe besimtar në vetvete, e bënte për humanizëm”, tregon Përparim Daiu, mik i Nebi Ismailit. “Fati e deshi dhe zoti i deshi për vete njerëz të tillë, dhe gjithmonë në atë bllok kam shënime emrin e Nebit dhe bashkëshortes që sot nuk dua të mos përmenden Manjola Ismaili janë anonimë, sot emrin e tyre dua ta bëj publik. Faleminderit për gjithçka i dhe pediatrisë, faleminderit Manjola dhe zoti ju dhëntë forcë”, tregon Vjollca Shimi kryeinfermie.

Top Channel