Top Story/ Ilir Harshova ishte djali i Ali Harshovës, patriot dhe përkthyes i njohur i viteve ‘40

06/05/2020 00:09

Iliri, ishte i biri i Ali Hashorvës, një patrioti dhe përkthyesi të njohur që ishte mes atyre që kontribuuuan në hapjen e shkollave shqip në Kosovë në vitet ’40-të.

“Ali Hashorva ka lënë shumë përkthime, i ka shkruar në një shkrim të imët me laps që vit pas viti mund të fshihen ndaj Ilir me pasion të madh punoi me përkthimet e babait të tij, ka përkthyer dhe princin e makiavelit që e përpunoi dhe ribotoi”, tregon Flutura Hashorva, kushërisë e Ilir Hashorvës
Prej vitit 2000 ku ai emigroi me familjen në SHBA, kurrë nuk e ndali punën. Në veprat e tij, Hashorva përpiqet të sjellë idetë e paqes, përballë mendësisë së vjetër të forcës.

Studiuesi Dorian Koçi zbulon se Hashorva ka çuar thuajse deri në fund një projekt shumë të rëndësishëm me Institutin e Gjuhësisë. “Nga del, nga korrespondenca e vazhdueshme që zoti Hashorva ka pasur me insitutin e gjuhësisë, duhet, ai ka dorëzuar një vepër që besoj duhet të jemi gjurmët e saj sa i përket frazeologjisë qytetit Gjirokastër se botimi do jetë monument shumë i rëndësishëm kulturor, do na japë mundësinë e çelsti leximit të veprës Musine Kokalarit, Ismail Kadaresë dhe autorë të tjerë të njohur të Gjirokastrës”, tregon Dorian Koçi, studiues.

Të gjithë e njohin Ilir Hashorvën si publicist e autor librash. Por në fakt ai ka qenë një prej inxhinierëve më të dalluar në vend. Një jetë me kontribute shoqërore e ndërprerë papritur nga një e keqe që ka pushtuar botën. Ali Hashorva do të prehet në Nju Jork, aty ku jetojnë bashkëhsortja e tij, djali, vajza dhe nipërit.

Top Channel