Artan Hoxha dekan i Fakultetit të Drejtësisë aktualisht, është i pari kandidat i regjistruar për rektor në Universitetin e Tiranës.

Ndërkohë mësohet se për “ Anëtar Senati” kanë aplikuar profesorë nga Shkencat e Natyrës, Shkencat Sociale, Gjuhët e Huaja, Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti i Drejtësisë.

Gara për Rektor, por edhe anëtarët e senatit, në Universitetin e Tiranës është hapur javën e parë të muajit prill dhe do të mbyllet më 8 maj, pikërisht në muajin kur mbaron edhe mandati i Rektorit actual të UT, Mynyr Koni.

Ndërkohë, duke marrë shkas nga situata e krijuar, zgjedhjet me fushatë prapavepruese do të zhvillohen pa studentë, të cilët kishin të drejtën e votës, për të votuar si për rektorin, por edhe për senatin.

Top Channel