Pagoi 20 mijë euro për të vrarë ish-gruan, krimi parandalohet në çastet e fundit, si u thur plani për ekzekutimin e saj
Një burrë nga Bronx i SHBA-ve, është arrestuar nga policia, sepse dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një infermiere, e cila ndodhet në frontin e parë të luftës ndaj COVID-19. Jason Roberts, 35 vjeç, akuzohet për përdhunim, plaçkitje dhe vjedhje.
Jason dyshohet se ka ndjekur nga pas një infermiere 32-vjeçare dhe para se ajo të futej për në apartamentin e saj, ai e ka dhunuar dhe më pas ka tentuar t’a përdhunojë. Edhe pse u zu në befasi, infermierja është përleshur me agresorin. Ky i fundit, duke qenë se nuk mori atë që deshte nga gruaja, është mjaftuar me grabitjen e telefonit të saj.
Sakaq, raportohet se ai është gjetur nga policia dhe aktualisht ndodhet në burg. Ndërsa infermierja e cila u plagos gjatë përleshjes me të, raportohet se ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore në shtëpi.
Top Channel