18:26
“Politika është konsumuar, nuk bind”/ Prof. Përparim Kabo: Shpresa tek vota e emigrantëve
Me 106 vota pro, u miratuan në parlament të enjten, ndryshimet Kushtetuese, të cilat i hapin rrugë implementimit të listave të hapura dhe ndryshimit të koalicioneve parazgjedhore. Mirëpo, këto ndryshime nuk janë çelësi i zgjidhjes sipas profesorit Përparim Kabo. Profesori ishte i ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel dhe tha që sipas tij zgjidhja qëndron tek vota e emigrantëve, të cilët të gjithë bashkë janë jo pak.