Festa e Kurban Bajramit/ Qytetarët në klimën e rëndë të pandemisë

31/07/2020 15:08

68 ditë më parë kur kremtuan Fitër Bajramin, besimtarët myslimanë u lutën ndër të tjera, që festa e Kurban Bajramit të festohej në një situatë të qetë e më të liruar nga masat antikovid.

“Unë si kasap kam shitur rreth 25 krerë. Dobët këtë vit. 7-8 vjet më parë shisja 100-150 krerë në dy ditë”.

“Unë për vete një pjesë të mishit, ja ndava të pamundurve, që të festojnë edhe ata”.

“Kam blerë peta, se më porositi nëna. Jetojmë normalitet të ri, do mësohemi me të”.

“Jam 80 vjeç. Bleva një kile mish edhe pak ëmbëlsirë, për ta shënuar këtë ditë”.

“Për një mysliman të mirë kjo ditë do të thotë të mos gënjesh, të mos vjedhësh, vrasësh, të punosh e begatosh familjen tënde”.

Top Channel