Numri i rasteve me koronavirus deri më tani në Rusi është 839.981, ndërsa numri i viktimave ka arritur në të 13,963.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit në Rusi njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 5.482 raste të reja me COVID-19 duke e rritur në 839.981 numrin e rasteve. Ndërkohë me 161 vdekje në 24 orët e fundit ka arritur në 13.963 numri i përgjithshëm i vdekjeve dhe me 8.755 të shëruar ka arritur në 638.410 numri i të shëruarve.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi ka vazhduar të jetë në 0,7 për qind, ku tek 25,5 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 303 mijë teste ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 28 milionë.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u regjistrua më 31 janar, ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Masat në vend filluan në fund të marsit.

Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u shënua rënie e numrit të rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të populluara.

Kufizimi i daljes në rrugë në Moskë që filloi më 30 mars u hoq më 9 qershor.

Top Channel