Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 21ºC në 35ºC, në zonat e ulëta nga 26ºC në 41ºC dhe në zonat bregdetare nga 28°C në 41ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veripërëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3-4 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët. Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 20ºC deri në 36ºC dhe në zonat e ulëta nga 25ºC në 37ºC.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të Shqipërisë, Kosovës dhe botës.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

Top Channel/ Ankaraja thirrje SHBA-së, “ Mos ndërhyni në raportet tona me Greqinë”
Top Channel/ Tensionet ruso-ukrainase, drejt Detit të Zi nisen luftanije britanike
Top Channel/ NASA teston helikopterin e parë në Mars
Top News – Parandalohet vrasja e çiftit/ Policia e Tiranës jep detajet se si nisi konflikti
Top News – Shpërthimi me eksploziv/ Fushë Krujë, policia shoqërohen disa të dyshuar
Rusia dëboi nga vendi 20 diplomatë cekë të cilët janë urdhëruar të largohen, si masë shpaguese ndaj largimit që republika ceke i bëri të shtunën 18 diplomatëve rusë. Vendimi i Pragës erdhi pas një hetimi që tregoi pas shpërthimit të një depoje municionesh në Ceki, qëndronte Moska. Kjo e fundit i dha diplomatëve çekë një ditë kohë për t’u larguar, ndërsa Praga u dha rusëve 48 orë. Ministria e Jashtme ruse e cilësoi vendimin e çekëve si “të pashembullt” dhe si “akt armiqësor”. “Me dëshirën për të kënaqur Shtetet e Bashkuara, pas sanksioneve të fundit të SHBA-së kundër Rusisë, autoritetet çeke madje i tejkaluan udhëzuesit e tyre”, thuhej në një deklaratë të saj, ku cilësoheshn si të pabaza dhe absurde pretendimet e çekëve se diplomatët rusë janë operativë të inteligjencës. Shtetet e Bashkuara thanë se qëndrojnë krah Republikës Çeke lidhur me vendimin për të dëbuar diplomatët rusë. “SHBA qëndron me Republikën Çeke në përgjigjen e saj të vendosur kundër veprimeve keqdashëse të Rusisë në tokën e çeke”, shkruante zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price në Twitter. “Ne duhet të veprojmë në mënyrë të vendosur në përgjigje të veprimeve ruse që vënë në rrezik integritetin territorial, sigurinë energjitike ose infrastrukturën kritike të aleatëve dhe partnerëve tanë”, shtoi ai. Cekia sqaroi se ka informuar aleatët e NATO-s dhe Bashkimit Evropian në lidhje me përfshirjen e dyshuar ruse në një shpërthim depoje municionesh në vitin 2014 dhe çështja do të trajtohet në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së.