Nga njëra anë protestat e qindra grupeve për të drejtat e njeriut për shitjen e një klubi futbolli ndaj një njeriu që akuzohet për vrasje, dhe nga ana tjetër kërkesat në rritje financiare të aksionerëve aktualë për të përfituar sa më shumë. I gjendur nën presion për debutimin në elitën e futbollit anglez, princi saudit i kurorës Mohamed Bin Salman ka udhëzuar konsorciumin që përfaqëson interesat e tij, të tërhiqet nga blerja e skuadrës së Newcastle Junaitid.

Njeriu që akuzohet se qëndron pas vrasjes së gazetarit dissident Xhamal Khasogi, kishte arritur akordin me pronarin e klubit Majk Eshli dhe kishte marrë lejen autoriteteve britanike për investimin prej 300 milionë Paundësh.

Por duke ia faturuar krizës dhe pasigurisë globale pas pandemisë, si dhe përpjekjes së pronarit të Newcastle për të rinegociuar kushtet e kontratës, princi saudit ka bërë të ditur tërheqjen.

Ndërkohë dalin në dritë të tjera detaje të panjohura për tërheqjen e konsorciumit që sipas mediave ishullore vjen edhe për shkak të një rasti të piraterisë saudite, edhe ankesave për shkelje të të drejtave të njeriut. Më herët këtë verë, grupe që përfaqësojnë të drejtat e autorit dhe ato televizive thanë se Arabia Saudite po shkel ligjet ndërkombëtare të pronësisë intelektuale duke mos parandaluar transmetimin e paligjshëm të ngjarjeve sportive dhe filmave përmes kanalit BeoutQ, i cili transmeton ndeshjet e ligës angleze të futbollit, në një mosmarrëveshje me Katarin fqinj.

Lufta e milionave solli dhe krisjen e radhës, dështimin e blerjes së Newcastle nga sheikët e naftës.

Top Channel