“Të shkretët ne shqiptarët”/ Emigranti që pret në radhë për rinovim pasaportë: Covid 19 nuk ekziston dhe Ambasada kujdeset për ta vërtetuar këtë!

31/07/2020 11:11

Ambasada Shqiptare në Greqi shtyu datat e takimeve për pasaportë dhe kartë identiteti pasi zyrat kanë qenë të mbyllura për shkak të pandemisë Covid-19.

Pas shpalljes së datave të reja nga Ambasada, qytetarë të shumtë, të cilëve iu kanë skaduar dokumentet e identifikimit; janë në prag skadimi; ose që vuajnë nga probleme shëndetësore dhe dëshirojnë të aplikojnë për pasaportë biometrike dhe kartë identiteti janë mbledhur për të rinovuar këto dokumenta.

Një emigrant shqiptarë, me anë të një reagimi në rrjete sociale shpreh zemërim për procedurat që po ndiqen nga Ambasada Shqiptare në Greqi.

Duke i sulmuar për mos profesionalizëm ai shkruan se qytetarë të shumtë, pleq, fëmijë e invalidë presin në mes të rrugës, Ambasada nuk hap dyert pasi sapo ka pastruar!

Duke ironizuar me figura të njohura për fëmijë ai shkruan: “Gjithmone me organizim serioz, dhe kryesisht pergjejgesi ndaj qytetarit , mbledhim 250 -300 veta te cilet jane kushurinje te Tarzanit, Spidermanit etj superheronjeve te disney te cilet me shpejtesi maramense hipin mbi catin e deres se ambasades per te degjuar punonjesit e ambasades te cilet me nje ze shuuume te vockel thone emrat e atyre qe duhen te marin numrin, tani kuptoni jane dhe emocionet e tyre pasi eshte hera e pare qe dalin para nje publiku kaq te mbrekullueshem! DHE NE FUND TI PSE REZERVOVE TAVOLIN NE FUND, TE KISHE PAGUAR CA ME SHUME PER RADHEN E PARE OOOOO, na lodhet!”.

“Covid 19 nuk ekziston dhe ambasada kujdeset per ta vertetuar kete NE TE GJITHE QYTETARET”, shkruan ai më tej.

Postimi i plotë:

“INTERESANTE
– Procedurat e miratuara nga Abasada Shqiptare ne Greqi per rinovim Pashaporte:
1. Anullim i dates dhe ores e takimit te caktuar me email ndermjet postimit ne facebook, pasi koha eshte flori thone
2. Dergim per ndryshimin e dates se caktuar me postimin e fundit ne FB, kesaj radhe me email, profesionalizm, pasi kishim kohe SOT PER NESER, pasi ke ske ti detyrime neve na ……. intereson jaaashte mase
3. Njoftim per pagesen e shumes simbolike 130 EURO, VETEM!!! ne bank! Por e keqja eshte kur shkon ne bank te thone qe kane pajsur apostafat me makineri automatike per kete arsye Ambasaden, njerez jane edhe harojne…
4. Njerezit, te gjithe, femije, pleq invalid etj do presin ne mes te rruges pasi ambasada nuk hap dyert pasi sapo ka pastruar!!!!, dhe fund te fundit eshte pergjegjesia jote te presesh ne rruge sic duhet
5. Gjithmone me organizim serioz, dhe kryesisht pergjejgesi ndaj qytetarit , mbledhim 250 -300 veta te cilet jane kushurinje te Tarzanit, Spidermanit etj superheronjeve te disney te cilet me shpejtesi maramense hipin mbi catin e deres se ambasades per te degjuar punonjesit e ambasades te cilet me nje ze shuuume te vockel thone emrat e atyre qe duhen te marin numrin, tani kuptoni jane dhe emocionet e tyre pasi eshte hera e pare qe dalin para nje publiku kaq te mbrekullueshem! DHE NE FUND TI PSE REZERVOVE TAVOLIN NE FUND, TE KISHE PAGUAR CA ME SHUME PER RADHEN E PARE OOOOO, na lodhet!
6. eshte faj jot qe nuk hyne ne curmen e njerezeve duke shtyre, shar etje emocione te bukura per te degjuar nqs je dhe ti tek kjo lista e selektuar.
7. Covid 19 nuk ekziston dhe ambasada kujdeset per ta vertetuar kete NE TE GJITHE QYTETARET
8. Organizimet e takimeve me email jane per te paaftet, ambasada kujdeset te ju trajnoj FALAS mbi, gare se kush do dal i pari tek porta per te degjuar LIVE, tjeter, sa shqiptare te shkrete mund te ekzistojne njekohesisht ne 5 metra katror, me duket se ketu kemi bere serish rekord te ri YESSS, dhe njohje me njerez te tjere, pasi duhet te jemi me social sipas kerkimeve qe jane zhvilluar nga departamentet e specializuar.
9. Ambasadat e tjera qe jane ne radhe ne ate zone jane shume te lodhura, VETEM ne dime si te bejme zhurme dhe te jemi te gjalle ore bur se nje here jetojme, duhet ta tregojme ne menyren me te edukuar
10.Pjese e njoftimit,te parafolur, nqs guxon dhe anullon takimin atehere do aplikosh serish per nje date te re pasi ambasada e ka kryer detyren e saj, pastaj shkon dhe ora avash avash per te lene punen, duhet qytetari te jete pergjesgjes e veprimeve te tij (jo ambasada, NE!!!!!)
10. Dhe te gjitha keto falas vetem per ne (ok 130 euro mos e llogarisni pasi shkon nekompani te treta)”, shkruan ai.
11.Dhe mos bej dikush gabimin ti mar seriozisht pasi bejne te pamundur per te most ti marim
12. JEMI NE 2020 por njerezit e perzgjedhur me rroge ne detyre per te kujdesur per SHERBIMIN E QYTETARIT ME PAGESSE, nuk jane te afte te bejne detyeren e tyre sic duhet, por ska gje, se 4 vite jane do kalojne.
#TESHKRETETNESHQIPETARET ???

Qytetarë të shumtë kanë dërguar video pranë redaksisë tonë të lajmeve. Një tjetër qytetare regjistron turmën e njerëzve që presin në radhë për të marrë pasaportën.

“Ambasada Shqiptare në Athinë, urdhëro. Sot janë të gjithë për takim dhe dera nuk hapet. Të gjithë këto njerëz presin të marrin pasaportën edhe nuk futen. Data sot 31 korrik 2020. U shqye dera, u shqye dera! Bravo!”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel