Dy të mbytur në lumin Buna/ Humbën jetën një 14 vjeçar dhe një 39 vjeçar që shkoi ta shpëtonte

31/07/2020 15:42

Dy persona kanë humbur jetën në ujërat e lumit Buna në Shkodër

Dhurim Arra 39 vjec, dhe 14 vjecari me inicialet F.P janë gjetur të pajetë nga polumbarët pas disa orësh kërkime. Një ditë më parë, i mituri është futur për tu larë në lume dhe në një moment ka qenë duke u mbytur. Policia dyshon se në ndihmë të tij ka shkuar 39 vjecari Arra dhe në tentativë për ta shpëtuar, edhe ai është mbytur.

Familjarët kanë njoftuar policinë për zhdukjen e dy shtetasve dhe uniformat blu kanë nisur kërkimet në afërsi te fshatit Darragjat. Trupat e dy personave janë gjetur mëngjesin e se premtes nga polumbarët e forcave RENEA.

Për shkak të rrjedhës se fortë, ujërat e lumit Buna nder vite kanë marre shumë jetë njerëzish. Në muajin Maj, edhe një shtetas marokien humbi jetën pasi u fut për tu larë dhe nuk arriti të dalë i gjallë.

Top Channel