“Jam i shokuar, se mbaj mend si nisi debati”/ Zbardhet dëshmia e dhëndrit të Qazim Sejdinit për vrasjen në Elbasan

31/07/2020 13:20

Është zbardhur dëshmia e dhëndrit të ish kryetarit të bashkisë së Elbasanit i arrestuar për vrasjen makabre të të riut Florian Lamçe, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në Elbasan.

“Florin e kam shok. U takuam pasdite dhe kemi qenë në disa lokale. Në darke u ulëm me Ardianon dhe me Florianin tek lokal Piazza dhe kemi pirë shumë pije të ndryshme. Nuk e kujtoj as si nisi debati dhe as pse më qëlloi dhe e qëllova. Jam i shokuar. Nuk e di si ka ndodhur. Ne jemi miq.”, mësohet se ka thënë Sanxhaktari.

Kujtojmë se Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, u vu në pranga së bashku me Adriano Hajdarin.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore dhe marrjen e dëshmive të dy të dyshuarve, zyrtarisht policia e Elbasanit tha se të dy ata, dyshohet se 40 vjeçarin Lamçe, e kanë vrarë me dashje dhe në bashkëpunim me njëri tjetrin, akuzë më të cilën do të përballen përpara drejtësisë.

Sokol Sanxhaktari është i njohur në Elbasan për lidhjen e tij familjare me ish kryebashkiakun Qazim Sejdini. Dhëndri i ish kryebashkiakut është përfolur disa herë për lidhje me grupet kriminale që operojnë në këtë qytet.

Ndërsa, viktima Florjan Lamçja, rezulton një emër i njohur për drejtësinë. Ai është person i hetuar disa herë për ngjarjet nëEelbasan si dhe ka qenë i dënuar për akuzën e pengimi të zbardhjes së të vërtetës.

Top Channel