“Ne mund të ishim atje, Zoti na shpëtoi”/ Shkrimtarja tregon LIVE se si udhëtimi drejt Tropojës mund të përfundonte në tragjedi!

31/07/2020 09:49

Një udhëtim që kishte si qëllim argëtimin dhe kalimin e një kohë të bukur mes miqsh për pak mund të ishte kthyer në një tragjedi.

Ngjarja në fjalë i ka ndodhur shkrimtares Mirela Sula, Ermal Mamaqit, Hetem Ramdanit dhe disa të tjerëve të cilit ishin nisur në një udhëtim drejt Tropojës.

Në një video të postuar në rrjetin social facebook, Sula tregon me video sesi furgoni me të cilin ata po udhëtonin ka marrë flakë në mes të rrugës, ndërsa fatmirësisht ata kishin arritur të dilnin në kohë nga mjeti.

“Kjo është makina me të cilin ne ishim nisur për të shkuar në Tropojë dhe Zoti donte që në te shpëtonim, të jemi gjallë”, tregon ajo, ndërsa duket edhe automjeti në flakë më tej rrugës.

“Ermal falë teje jemi gjallë. Imagjino të ishim akoma aty brenda çfarë do ndodhte, ne duhet të jetojmë akoma. Po mos të kishim qenë rob zoti s’do shpëtonim, falë energjisë së mirë”, thotë ajo më tej ndërsa u drejtohet miqve të saj.

Publiée par Mirela Sula sur Vendredi 31 juillet 2020

Top Channel