Kurban Bajrami/ Yuri Kim në shqip: Sjelltë shpresë, besim dhe gëzim për ju e familjet tuaja!
31/07/2020 09:29
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në gjuhën shqipe për festën e Kurban Bajramit.
Ajo uron që për të gjithë besimtarët kjo festë të sjellë shpresë gëzim ta e familjet e tyre.
“Gëzuar festën e Kurban Bajramit! Sjelltë shpresë, besim dhe gëzim për ju dhe familjet tuaja! Gëzuar Kurban Bajramin për të gjithë miqtë që e festojnë”, shkruan Kim në Twitter.
Ndërkohë edhe kryeministri Edi Rama i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me një foto mëngjesin e sotëm me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Në foton e publikuar me shkrimet e librit të shenjtë të besimit islam, Kuranit shkruhet “Gëzuar Kurban Bajramin”.
Top Channel