E premte, 15 Janar 2021
17:25
Topa bore, 20 vetë në një slitë/ Policia gjobit masivisht të rinjtë në veri të Britanisë (Video-Foto)

Teksa Britania është nën regjim të ashpër izolimi prej përhapjes së variantit të ri të koronaviorusit, reshjet e fundit të dëborës në veri të vendit kanë bërë që qindra të rinj të dalin për të luajtur në parqe.

17:16
Pamje nga tërmeti i frikshëm në Indonezi që mori jetën e dhjetëra personave

Të patën 42 persona humbën jetën dhe qindra u lënduan kur një tërmet i fuqishëm ndodhi në ishullin indonezian të Sulawesi, duke shembur disa ndërtesa përfshirë një hotel, shkruan CNN.

17:14
COVID19/ Sërish numër i lartë infektimesh, 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesuni për higjenën vetjake.

16:49
43,661 makina të regjistruara për vitin 2020/ DPSHTRR: Kush kryeson, nuk është “Benz-i”…

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar në platformën e re online “Open Data DPSHTRR”, të dhënat statistikore mbi mjetet rrugore të regjistruara për herë të parë në Shqipëri në vitin 2020.

16:48
“Më shembën vetëbesimin”/ Modelja e masave të mëdha tronditet pasi i refuzohet hyrja në ‘nightclub’ (fotot)

Një modele veshjesh ‘e masave të mëdha’ mbeti e tronditur pasi iu ndalua hyrja në një ‘club’ nate sepse ishte “tepër e madhe”.

16:45
Makina të shtrenjta dhe veshje të firmave të famshme, 18-vjeçarët e pasur reklamojnë jetën luksoze (FOTO)

Fëmijët e pasur nuk i kursejnë postimet në rrjetet sociale, ku reklamojnë jetën e tyre luksoze.

16:45
Manastirliu jep lajmin e mirë: 10 vjeçari nga Burreli fiton betejën kundër kancerit

10 vjeçari nga Burreli, Ardenisi ka arritur të fitojë një betejë të rëndësishme në luftën kundër kancerit.

16:38
Ekspertët ngrenë alarmin: Maskat e zeza mund të helmojnë, ja cilat maska duhet të përdorim

Sipas një studimi të publikuar nga Deutsche Welle, maskat e zeza përmbajnë elementë të dëmshëm.

16:30
Indi, dhjetëra të vdekur nga helmimi me alkool toksik

Të paktën 31 persona kanë humbur jetën në Indi për shkak të helmimit nga alkooli toksik.

16:27
Veliaj: “Sfida e FRESSH, të injektojë sa më shumë ambicie, refuzoni ata të filxhanit të kafesë”

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj, në 29-vjetorin e FRESSH-it, iu bëri thirrje të rinjve të maksimizojnë ambicien, pasi kjo forcë politike iu jep të gjithëve një shans dhe mundësi për të ecur përpara.

16:27
Banorët e veriut po marrin dozën e dytë të vaksinës në Rashkë

Një grup i qytetarëve nga katër komunat në veri të Kosovës, të cilët u imunizuan më 25 dhe 26 dhjetor të vitit 2020, me vaksinën kundër koronavirusit Pfizer/BioNtech, kanë marrë dozën e dytë të vaksinës më 14 janar në objektet shëndetësore në komunën e Rashkës në Serbi, pranë vendkalimit kufitar me Kosovën, në Jarinje.

16:26
Dorëhiqet qeveria holandeze

Qeveria e kryeministrit holandez, Mark Rutte, dha dorëheqjen të premten pasi mijëra familje u akuzuan gabimisht për mashtrim me ndihmat sociale për fëmijët duke u detyruar t’i kthejnë paratë.

16:25
​Lista Serbe dorëzon emrat e 20 kandidatëve për deputetë: Mbrapa nesh është Vuçiq

Përfaqësuesit e Listës Serbe, të udhëhequr nga kryetari i tyre Goran Rakiq, dorëzuan sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën me emrat e kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

16:22
Biden: Vendi në një krizë vuajtjesh të thella njerëzore pasojë e COVID-19-s

Numri i të infektuarve në të gjithë botën nga koronavirusi vazhdon të pësojë rritje me më shumë se 93 milionë infeksione që prej fillimit të pandemisë dhe rreth 2 milionë vdekje.

16:15
​Joe Biden zbulon paketën e ndihmës 1.9 trilion dollarë

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Joe Biden ka zbuluar paketën e ndihmës prej 1.9 trilion dollarësh për ekonominë amerikane përpara se ai të marrë detyrën javën e ardhshme.

16:13
Lufta e bandave/ Policia në ndjekje të femrave vrasëse që eliminuan guvernatorin meksikan (Fotot)

Gjuetia ka nisur për femrën vrasëse profesioniste që eliminoi me gjakftohtësi një ish-guvernator në tualetin e një restoranti në Meksikë, teksa një skuadër me femra vrasëse dyshohet se po zhduk ‘objektivat’ e bandave rivale të drogës në të gjithë vendin.

16:09
Veliaj ironizon aleatët e PD: Lul Basha po na ofron për deputetë “memet” e rrjeteve sociale dhe i quan shpresa e re

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili është njëherësh edhe drejtues politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, tha sot se oferta e Lulzim Bashës dhe e opozitës për zgjedhjet e 25 prillit janë kandidatët që njihen si “meme” në rrjetet sociale. Gjatë një bashkëbisedimi me një grup të rinjsh në 29-vjetorin e FRESSH, Veliaj ironizoi edhe aleatët e Bashës, duke filluar nga Fatmir Mediu, si ish-ministër i Mbrojtjes në tragjedinë e Gërdecit, tek Nard Ndoka ish ministër Shëndetësie.

16:05
29 shkollat e reja, Veliaj: PD nuk bëri një shkollë, kurse sot kandidojnë për deputet ata që jepnin licenca për “Vitrinën” dhe “Kristalin”

Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se vetëm në Tiranë janë ndërtuar ose janë në proces ndërtimi 29 shkolla të reja, meritë që i takon edhe Partisë Socialiste.

16:01
Opozita bashkon Dulen e Idrizin/ Dy aleatët e PD-së ende nuk kanë realizuar marrëveshjen për listat

Vangjel Dulen dhe Shpëtim Idrizin  i bashkoi opozita.  Afrimi i PDIU-së  në  koalicionin opozitar të drejtuar nga Lulzim Basha vuri në pikëpyetje qëndrimin e  PBDNJ-së në frontin opozitar,  por shumë shpejt  çamët e  Idrizit  dhe  dhe përfaqësuesi i minoritetit grek  arritën  një  kompromis të heshtur për të qëndruar bashkë në një koalicion deri ditën e zgjedhjeve

15:57
Superliga, tre ndeshje të shtunën, përballjet mund t’i ndiqni në Digitalb

Java e 14-të e Superligës vazhdon ditën e shtunë me 3 përballje të tjera ku kampionët në fuqi të Tiranës do të tentojnë të rikthehen në ritmin e tyre pasi në pesë ndeshjet e fundit nuk kanë arritur të fitojnë dhe kjo po shndërrohet në problem.

15:51
Po falsifikohen analizat Covid, përdoren për udhëtimet jashtë vendit

Festat mbaruan dhe shqiptarët po kthehen në vendet ku punojnë dhe jetojnë. Por para se të nisin udhëtimin, duhet të kryejnë analizën e tamponit.

15:45
Një vajzë dyshohet se është marrë peng në Kamëz

Një vajzë dyshohet se është marrë peng ditën e sotme në Insitut të Kamzës.

15:44
Porti i Durrësit krijon vonesa, transportuesit ankohen për orë të gjata në pritje

Drejtuesit e kamionave po përballen me vonesa të theksuara në përpunimin e kontenierëve të mallrave në portin detar të Durrësit që ndikojnë në procesin zinxhir të lëvizjes së mallrave te porositësi i mallit dhe hedhja e tyre në treg për të mbuluar nevojat e konsumatorit.

15:34
30 euro më shumë pensionistëve/ Qeveria Hoti rrit të gjitha pensionet nën 100 euro

Pensionistët që marrin më pak se 100 euro në muaj, do të ndihmohen nga shteti me një rritje prej 30 euro.

15:26
Shpëtojnë mrekullisht / Me shpejtësi dhe semafor të kuq, aksidenti i frikshëm pas kryeministrisë

14 janari regjistroi dy aksidentet të rënda në vend. Në rrugën e kombit, pranë Rrëshenit, u shuan katër anëtarë të familjes kosovare Avdiaj, të cilët do të dërgohen në Kosovë për t’u përcjellë për në banesën e fundit.

15:24
Rama bën bilancin e përmbytjeve: Skavica, zgjidhja finale për kaskadën e Drinit

Pak ditë pas përmbytjeve që shkaktuan reshjet e javës së kaluar, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga dy ministrat Niko Peleshi dhe Milva Ekonomi ka bërë bilancin e pasojave dhe dëmeve.

15:19
Në rrugë duhet kujdes/ Reshjet e dëborës u pasuan nga ngricat në Qafë-Thanë

Reshjet e dëborës kanë shkaktuar problematika edhe në Qarkun e Elbasanit. Në lartësi të madha trashësia e dëborës ka deri në 20c, ndërkohë që prania e ngricave ka shfaqur problematike edhe ne disa akse rrugore të vendit.

15:08
 “Lunatik”, rubrika më e re në Top Channel, çdokush mund të bëhet opinionist

Edi Manushi dhe Bledi Mane tregojnë si mund të bëheni pjesë e rubrikës më të re.

15:06
Shembet rruga e re e “Salillarit”/ Çorovodë-Përmet, KLSH zbuloi shkeljen e projektit që në 2019

Reshjet e fundit kanë zbuluar në shumë rrugë cilësinë e dobët me të cilën janë ndërtuar akset rrugore në vend. Një ndër segmentet që ka pësuar dëmtime të rënda është edhe ai Çorovodë – Përmet.

14:48
Ndëshkohen me gjobë 361 shtetas që u konstatuan pa maska

Strukturat e Policisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

14:45
Me çmime të reduktuara/ Samsung prezanton linjën e re S21

Samsung prezantoi smartfonin e ri të tij, galaxy S21 me çmime të ulura me rreth 200 dollarë krahasuar me gjeneratën pararendëse të tij.

14:43
Evropa e mbuluar nga bora/ Rrugë të bllokuara, orteqe dhe viktima

Një javë pas stuhisë Filomena, ushtria vazhdon të pastrojë borën në Madrid. Pjesa më e madhe e vendit vazhdon të mbetet e mbuluar nga bora, pas stuhisë më të fortë në dekada të tëra, dhe ushtria nuk ndalet në përpjekjet e saj për të pastruar rrugët nga bora dhe akulli në kryeqytet dhe në bashkitë e tjera të rajonit të Mmadridit.

14:40
Qeveria Hollandeze pritet të japë dorëheqjen pas skandalit me fondin e fëmijëve

Qeveria Hollandeze e Mark Rutte pritet të tërhiqet pasi mijëra familje u akuzuan gabimisht për mashtrim të fondit të fëmijëve dhe u thanë ta paguanin atë.

14:34
Viktimat e tërmetit në Kroaci/ Përballen tani me një dimër të vështirë

“Dimri po tregon dhëmbët”, thotë 75 vjeçarja Bara Vrbanac ndërsa ngadalë ngjitet mbi kamperin e mbuluar nga bora ku po jeton, pasi shtëpia e saj në kroacinë qendrore u dëmtua rëndë nga tërmeti i muajit të kaluar.

14:26
Pilotja shqiptare në Dubai: Dua të hap një shkollë aviacioni në Shqipëri

Xhesina Xhika punon si stjuardesë por tregon se gjatë kësaj i lindi pasioni për pilotimin dhe së shpejti synon të fluturojë me kompanitë më të mëdha ajrore.

14:23
UFO-t, jo më një mister/ CIA zbulon online të gjithë arkivin e dokumentave

UFO-t nuk do të jenë më një mister. CIA ka lejuar që i gjithë arkivi i saj për objektet e paindentifikuara të dalë online e madje edhe të mund të shkarkohet në format zip dhe pdf nga sajti The Black Vault.

14:16
Berluskoni del nga spitali/ Ishte shtruar në Monako për disa teste

Ish kryeministri italian, Silvio Berluskoni, doli të premten nga një spital në Monako, ku ai u shtrua për probleme në zemër.

14:12
Pandemia në Kosovë/ Qeveria në detyrë masa të reja

Qeveria e Kosovës në detyrë njoftoi ndryshimin e masave për mbrojtje nga pandemia COVID-19 në Kosovë. Sipas masave të reja, qytetarëve në komuna me rrezik të lartë nga përhapja e infeksionit u ndalohet lëvizja nga ora 21:30 deri në orën 05:00. Këtu përfshihen Prishtina, Fushë-Kosova, Mitrovica e Veriut, etj.

14:07
Tjetër aksident në kryeqytet, makina përplas efektiven e policisë

Një tjetër aksident ka ndodhur në kryeqytet.

13:59
“Qindra-mijëra njerëz nën ujë”/ Rama-Bashës: Në ujë janë Saliu, Mona dhe Iliri që duan ta bëjnë komerdare shiun, madje edhe Nusretin me Tiren

Kryeministri Rama në Twitter i ka kthyer përgjigje kreut të PD për sa i përket akuzave të këtij të fundit për situatën e përmbytjeve.

13:50
Angli/ “Skifteri” shqiptar vidhte shtëpitë e më të pasurve, njëra prej tyre kujton momentin e frikshëm: Ne e shikonim nga kamerat, lëvizte në zonë, nuk e dinim cilën shtëpi do të vidhte të radhës…

Astrit Kapaj dyshohet si grabitësi i mbi 200 shtëpi dhe më shumë 10 miliard paund sende por do të paguajë vetëm 1 paund sipas vendimit të gjykatës britanike.

13:43
2 milionë raste koronavirusi/ Gjermania kapërcen pragun e zymtë

Më shumë se dy milionë raste koronavirusi janë regjistruar zyrtarisht në Gjermani që nga fillimi i pandemisë dhe 1113 janë viktimat e 24 orëve të shkuara.

13:38
Pas atij anglez e afrikan/ Shkakton shqetësim varianti brazilian i covid-it

Pas variantit të ri anglez dhe afrikano jugor të koronavirusit, që janë konsideruar shumë më ngjitës por jo më vdekjeprurës, tani ka dalë në horizont edhe një variant i tretë, me origjinë në amazonën braziliane, që po analizohet në mes të frikës se ai mund të prekë edhe reagimin imunitar dhe me gjasë, ti bëjë vaksinat më pak efikase.

13:34
Një pasaportë për vaksinën/ BE diksutonin idenë e kryeministrit grek

Planet për një pasaportë vaksine që do t’i lejonin njerëzit që e kanë bërë atë të udhëtojnë lirisht në Evropë, do të debatohen nga liderët e BE ndërsa ata takohen virtualisht për të koordinuar reagimin ndaj variantit më ngjitës të covidit të identifikuar në britaninë e madhe.

13:30
85-vjeçari i humbur gjendet i pajetë në liqenin e Fierzës

I moshuari, Hasan Vatnikaj i cili kishte humbur është gjetur i pajetë në ujërat e liqenit Fierzë në Koman të Tropojës.

13:23
Kualifikohet për zgjedhjet në Shqipëri kompania që akuzoi Trump/ E vetmja në garë për votimin dhe numërimin elektronik

Kompania e sistemeve elektronike të votimit e numërimit elektronik Smartmatic e akuzuar nga avokatet e Presidentit Trump për manipulim në zgjedhjet presidenciale, aplikoi në prokurimin e hapur nga KQZ-z për zgjedhjet e 25 Prillit dhe sot u lajmërua se ajo u kualifikua.

13:19
Akuzat e Metës për përmbytjet, Rama: Presidenti është në kërkim të komardares…

Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë konferencës me gazetarët ditën e sotme i ka dhënë edhe një përgjigje akuzave të presidentit Ilir Meta.

13:14
Rama: Kapacitetet e PS-së janë të pakonkurrueshme

Kryeministri i vendit, Edi Rama është është shprehur ditën e sotme se kapacitetet e Partisë Socialiste janë të pakonkurrueshme.

13:03
‘Shkoni në shtëpinë e Obamës”/ Shërbimi sekret s’mund të përdorë tualetin e Ivankës

Ditët e fundit të administratës Trump janë shënjuar nga skandal pas skandali, në formën e dhunës, ndalimeve të Twitterit, hetimit etj.

12:55
“Kalbej dynjaja”/ Rama bën krahasimet: Kemi investuar në mënyrë strategjike, jo për qëllime elektorale

Kryeministri Edi Rama duke folur për situatën e përmbytjeve tha se në 7 vite situata është përfituar ndjeshëm.

12:45
Shtyrja e dozës së dytë/ Ekspertët nuk e këshillojnë, cenon efikasitetin

Në Britaninë e Madhe, dhënia e dozës së dytë të vaksinës po shtyhet me qëllim që të vaksinohen sa më shumë qytetarë.

12:40
Disa mënyra si të mbani ushqimin të freskët për javë të tëra (frigoriferi nuk është gjithnjë zgjidhja)

Mbetjet ushqimore janë një problem i madh në shoqërinë tonë dhe kjo ndodh kryesisht sepse njerëzit e hedhin ushqimin sepse nuk e kanë ruajtur siç duhet ose sepse i ndjekin datat e skadimit në mënyrë rigoroze. Është e rëndësishme të dini se ndërsa datat e skadimit janë të rëndësishme, shumica e ushqimeve mund të ruhen dhe të mbahen të freskëta për shumë më gjatë. Kjo, sigurisht, nëse ndjekim disa teknika dhe këshilla të thjeshta.

12:29
Dua Lipa: Gjyshi im u pushua nga puna se s’pranoi kërkesën e serbëve, të falsifikonte historinë e Kosovës

Artistja shqiptare, Dua Lipa, në një intervistë për revistën Rolling Stone në Amerikë nuk ka lënë pa përmendur edhe vendlindjen e saj, Kosovën.

12:25
Rama publikon hartat në Open/ Kryeministri: 1200 km katror territor i humbëm prej Berishës dhe Nishanit në vitin 2008

I vendosur nën akuza të forta nga paraardhësi i tij Sali Berisha për çështjen e kufirit detar me Greqinë, kryeministri Edi Rama nga emisioni “Open” në Top Channel iu përgjigj me publikimin e tre hartave.

12:16
Situata e përmbytjeve/ Rama: Kalim me sukses i një testi sfidues, me ndërtimin e Skavicës mbyllet frika nga shkarkimi i hidrocentraleve

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Mbrojtjes dhe atë të Bujqësisë ka dalë në një konferencë për shtyp për të folur mbi problematikat e fundit në vend.

12:11
Fier/ Makina del nga rruga në përpjekje për të shmangur një tjetër automjet

Makina është shkatërruar ndërsa shoferi ka marrë plagë të lehta.

11:59
Ekstradohet nga Kosova Indrit Taullai, anëtari i bandës së Durrësit

Indrit Taullai, anëtari i bandës së Durrësit është ekstraduar sot nga Kosova.

11:50
“13 nga shteti, një nga Bacë Pacolli”/ Thumanë; Rama: Nis ndërtimi i apartamenteve. Pacolli: Do jetë qytezë moderne

Kryeministri Edi Rama dhe Behgjet Pacolli ishin sot në Thumanë ku panë nga afër se si po ecën procesi i rindërtimit atje.

11:50
FOTO/ Dita e pestë, vijon procesi i vaksinimit kundër koronavirusit. Mjekët dhe infermierët marrin dozat e para të Pfizer

Sot është dita e pestë që po zhvillohet vaksinimi kundër koronavirusit në ambientet e stadiumit ‘Air Albania’. Mjekë dhe infermierë do të marrin dozën e parë të vaksinës së Pfizer pasi ndodhen në vijën e parë të luftës me sëmundjen.

11:48
U rrëzua nga era e fortë në Durrës/ Rikthehet në shëtitoren ”Taulantia” statuja e Redonit, hyut ilir të detit

Pas rrëzimit nga stuhia e fortë e statujës së Redonit, hyut ilir të detit e ujërave, ka nisur puna për kthimin e veprës së artit në identitet.

11:31
E pazakontë në Itali/ U tha nxënësve se “vetëm të moshuarit vdesin nga koronavirusi”, mësuesja pushohet nga puna

Mësuesja e një shkolle fillore në Treviso, është pushuar nga puna pasi i jepte fëmijëve këshilla të gabuara për Covid-19. Ajo nuk mbante maskë në klasë dhe u thoshte nxënësve se “vetëm të moshuarit vdesin nga koronavirusi”.

11:31
Alexei Navalnyn në listën e më të kërkuarve nga Rusia

Rusia ka vendosur liderin e opozitës,  Alexei Navalny në listën e personave më të kërkuar.

11:25
Kushi takim online me arsimtarët e Diasporës: Përhapja e kulturës sonë tek brezat e rinj

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka realizuar një bashkëbisedim online me Anëtarë të Këshillit Koordinues të Arsimtarëve të Diasporës për të diskutuar rreth nevojave dhe mbështetjes së mësimit të gjuhës shqipe në diasporë.

11:21
Veliaj uron ditëlindjen e FRESSH: Për fitoren më 25 prill, për Shqipërinë e mirë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka bërë një urim të veçantë për 29 vjetorin e FRESSH.

11:20
Prej dy javësh/ Tokat në Zhabjak dhe Kalush në Rrogozhinë ende të mbuluara nga uji

Prej dy javësh 110 ha siperfaqe e mbjellë me grurë dhe jonxhë është e përmbytur. Banorët e këtyre dy fshatrave pohojnë se ujërat qëndrojnë në këto toka disa javë. Bllokimi i kanaleve kullues ka sjellë këtë situatë që shihni në pamjet me dron.

11:19
Kina shënon shifrën më të lartë të rasteve të reja që prej muajit mars

Kina ka shënuar shifrën më të lartë të rasteve të reja që prej muajit Mars. Komisioni Kombëtar i Shëndetit raportoi se kishin rezultuar 144 raste të reja, ndërsa pjesa më e madhe ishin në Hebei, provincë me 22 milionë banorë që ndodhen në izolim.

11:11
“Nisma Thurje” regjistrohet në gjykatë si subjekt politik

“Nisma Thurje” është regjistruar ditën e sotme në gjykatë si subjekt politik.

11:04
Mjekja ngre alarmin: Mushkëritë e pacientëve që kanë kaluar koronavirusin, shumë herë më të dëmtuara se të duhanpirësve

Një ndër organet që prek koronavirusi dhe lë pasoja të rënda pacientët janë mushkëritë. Një kirurge ka zbuluar se mushkëritë e personave që kanë kaluar Covid-19 janë shumë herë më të dëmtuara se të atyre që janë duhanpirës.

11:01
‘Deputeti që Duam’/ Fleckenstein të rinjve: Qëndroni të vendosur dhe të guximshëm

Është mbyllur faza e dytë e përzgjedhjes së kandidatëve për platformën e Partisë Socialiste ‘Deputeti që Duam’.

10:53
22 vite nga masakra Reçakut, ku u vranë 45 shqiptarë të pafajshëm, Osmani: Bota t’i kthejë sytë nga këto dëshmi të qarta

Sot është 22 vjetori i ditës së një prej masakrave më të mëdha që ushtria serbe kreu ndaj popullsisë Kosovë, ku humbën jetën 45 shqiptarë.

10:53
Osmani dhe Kurti bëjnë homazhe në Reçak: Serbia kishte në projekt shfarosjen e shqiptarëve

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kanë bërë homazhe për 22-vjetorin e masakrës në Reçak.

10:45
Korçë/ U përpoqën të trafikonin drejt Greqisë 21.5 kg kanabis, arrestohen dy persona

Dy persona janë kapur në kufirin e gjelbër me Greqinë teksa po tentonin të trafikonin 21 kg e 500 gram kanabis.

10:45
Ashpërsohen masat anticovid në Austri

Parlamenti austriak miratoi  propozimin e qeverisë që personat që dëshirojnë të shkojnë në teatër apo të rezervojnë hotele, duhen të kenë një test negative të COVID-it.

10:38
Mbi 11 milionë persona të vaksinuar kundër COVID deri tani në SHBA

Numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID në SHBA u rrit në 23 milionë, derisa numri i viktimave është 388 mijë.

10:37
Si ta kuptojmë që na ka prekur “dëshpërimi i janarit”? Psikologia tregon arsyet që çojnë në këtë gjendje

Periudha pas pushimeve të Vitit të Ri për shumë njerëz është stresuese, sepse rikthehemi në punë dhe në përditshmërinë tonë pas një pauze disa ditore.

10:32
Bulqizë/ Situatë e rënduar nga reshjet e dëborës, qarkullimi i automjeteve i vështirë

Vijon të jetë e rënduar situata në rrugë në rrethin e Bulqizës për shkak të reshjeve të dëborës.

10:29
Shkarkohet nga detyra prokurori i Lezhës, Bardhok Lleshi

Bardhok Lleshi, prokuror i Rrethit Lezhë është shkarkuar ditën e sotme nga detyra.

10:28
Situata e përmbytjeve në Shkodër, 1750 hektarë nën ujë. Nuk bie niveli në rrugën e Obotit

Situata e përmbytjeve duket se po shkon drejt përmirësimit në Bashkinë e Shkodrës, por mbeten ende 1750 hektarë nën ujë.

10:18
Që nga përdhunimi i njerkut e martesa me probleme/ Jeta plot vuajtje e Lisës, gruas së parë të ekzekutuar pas 68 viteve në SHBA (Fotot)

Lisa Montgomery është gruaja e parë e ekzekutuar që nga viti 1953 në SHBA, e cila la pas një jetë plot abuzime dhe vuajtje.

10:14
Greqi/ Dyshohej se ishte arratisur me të dashurin më të madh në moshë, gjendet pas një jave 17-vjeçarja

Një vajzë 17-vjeçare në Greqi është gjetur pasi u zhduk për disa ditë me radhë duke lënë të shqetësuar prindërit, të cilët bënë thirrje të vazhdueshme për ndihmë.

10:07
Sot nis seanca e parë gjyqësore për “Dosjen 184” në Dibër

Sot do të zhvillohet seanca e parë gjyqësore për “Dosjen 184” në Dibër.

10:01
Koreja e Veriut zbulon raketë të re balistike

Koreja e Veriut zbuloi një lloj të ri të raketës balistike, që lëshohet nga nëndetësja, gjatë një parade ushtarake në Phenjan.

09:59
Të rrethuar me tuba oksigjeni e të kapur prej dore, çifti i të moshuarve me COVID i japin lamtumirën njëri-tjetrit

Të kapur për dore në një shtrat të mbushur me tuba oksigjeni…kjo mund të jetë një ndër pamjet më rrëqethëse në këto ditë të vështira për botën, ku njerëzit po luftojnë me armikun e padukshëm të quajtur COVID-19.

09:55
Vetëm 2 metra larg! Kalimtarja shpëton për mrekulli pas përplasjes së tmerrshme të dy makinave në Tiranë

Një aksident i rëndë është shënuar dje në rrugën “Ismail Qemali”, pranë Ambasadës Italiane, në Tiranë.

09:52
Australi/ Tre muaj e papunë, gjendet e vdekur nëna pranë 3 fëmijëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Melbourne të Australisë, ku një grua është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj pranë tre fëmijëve të vegjël.

09:52
Ishin nisur për në Zvicër/ Si u shua familja nga Kosova në aksidentin tragjik në Rubik, shpëtoi vetëm 3-vjeçarja

Një ngjarje tragjike ishte ajo çfarë ndodhi për familjen Avdiaj nga Kosova.

09:49
Reshje dëbore në vend, ARRSH: Rrugët ku duhet të përdoren zinxhirët

Vendi ynë është përfshirë nga reshje dëbore me intensitet, të shoqëruara me temperatura të ulëta.

09:33
Mbi 2 milionë të vdekur nga COVID-19 në gjithë botën

Numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën 2 milionë.

09:29
Tiranë/ Arrestohen 5 persona për vepra të ndryshme penale. Mes tyre edhe gruaja që ushtroi dhunë fizike ndaj vjehrrit

Pesë shtetas kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim.

09:22
Reshje dëbore në Elbasan/ Disa fshatra në Përrenjas pa energji elektrike

Ne qarkun Elbasan gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme  ka pasur reshje dëbore në zonat malore. 

09:19
FOTO/ Pogradeci merr një pamje tjetër, i gjithë qyteti ‘zbardhet’ nga reshjet e dëborës

Reshjet e dëborës dhe acari ka përfshirë prej disa ditësh të gjithë territorin e Shqipërisë. Mes tyre është edhe qyteti i Pogradecit, i cili ka marrë një pamje tjetër.

09:10
Francë/ Mbi 21 mijë raste të reja me COVID gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 21.228 raste të reja me COVID-19.

09:09
Durrës/ Merr flakë automjeti tip ‘BMW’ në mes të natës, shoqërohen disa të dyshuar

Një automjet tip BMW është  djegur gjatë orëve të parë të ditës së sotme në Durrës.

09:06
Tjetër aksident në Tiranë/ Përplasen dy automjete, plagoset një këmbësor

Një tjetër aksident ka ndodhur në Tiranë.

08:59
“Kush ka kaluar Covidin i imunizuar për 5 muaj”! Ekspertët: Të infektuarit në valën e parë tani mund të jenë të rrezikuar

Njerëzit që kanë pasur COVID-19 ka shumë të ngjarë të kenë imunitet të konsiderueshëm ndaj tij për të paktën pesë muaj, ka zbuluar një studim me punonjësit e sektorit të shëndetit në Britaninë e Madhe.

08:57
Korçë/ Trashësia e dëborës arrin deri në 20 cm në zonat e thella, ja në cilat rrugë duhet të kaloni me zinxhirë

Në përfundim të reshjeve të shiut, një pjesë e madhe e territorit të vendit u përfshi nga acari dhe dëbora.

08:44
Tërmeti me magnitudë 6.2 godet Indonezinë/ 34 viktima, njerëzit ende në rrënoja

Të patën 34 persona humbën jetën dhe qindra u lënduan kur një tërmet i fuqishëm ndodhi në ishullin indonezian të Sulawesi, duke shembur disa ndërtesa përfshirë një hotel.

08:27
Përgjime masive: Shërbimi i fshehtë gjerman, BND sërish nën presion

Shërbimi i fshehtë gjerman kontrollon qindra miliona emaila në vit. Prej shumë vitesh, organizata “Reporterët pa kufij” e kundërshton këtë praktikë. Tani i është drejtuar Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

08:12
FBI gjurmon biseda online për dhunë në Uashington

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, shprehu shqetësimin e tij në lidhje me mundësinë e dhunës në protesta dhe tubime, në ditët përpara inaugurimit të presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

08:09
Biden nuk humbet kohë…prezanton paketën stimuluese prej 1.9 trilionë usd

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, zbuloi një paketë të madhe stimuluese, e cila, siç tha, i duhet SHBA-së për t’iu përgjigjur krizës së shkaktuar nga koronavirusi.