Qeveria Hollandeze pritet të japë dorëheqjen pas skandalit me fondin e fëmijëve

15/01/2021 14:40

Qeveria Hollandeze e Mark Rutte pritet të tërhiqet pasi mijëra familje u akuzuan gabimisht për mashtrim të fondit të fëmijëve dhe u thanë ta paguanin atë.

Familjet pësuan një “gabim të pashembullt”, thanë deputetët Hollandezë, me zyrtarët e taksave, politikanët, gjykatësit dhe nëpunësit civilë duke i lënë ata të pafuqishëm.

Shumë ishin emigrantë dhe qindra ishin zhytur në vështirësi financiare. Z. Rutte do t’i paraqesë mbretit dorëheqjen e kabinetit, thonë raportet. Vendimi, është marrë në një takim kabineti në Hagë dhe vjen në një moment kyç në pandeminë Covid-19.

Hollanda ka shkuar në bllokim dhe ministrat janë duke konsideruar masa më të ashpra për të ndaluar përhapjen e infeksionit. Z. Rutte duhej t’u drejtohej gazetarëve më vonë.

Top Channel