Superliga, tre ndeshje të shtunën, përballjet mund t’i ndiqni në Digitalb

15/01/2021 15:57

Java e 14-të e Superligës vazhdon ditën e shtunë me 3 përballje të tjera ku kampionët në fuqi të Tiranës do të tentojnë të rikthehen në ritmin e tyre pasi në pesë ndeshjet e fundit nuk kanë arritur të fitojnë dhe kjo po shndërrohet në problem.

Në konferencën për shtyp një ditë përpara ndeshjes me Kastriotin për bardheblutë në konferencë del zv.trajneri Uku i cili berson se nga e kjo ndeshje do të fillojë kthesa.

Ndërkohë lajmi i mirë për bardheblutë vjen nga pjesa e lojtarëve të dëmtuar. Një nga më të mirët e vitit të shkuar, Jurgen Celhaka është rikthyer.

Në kampion tjetër të kryeqytetasve, tek Partizani i gëzohen hapjes së merkatos dhe blerjeve të reja. Drejtori Olsi Rama në prag të nisjes për në Korce ka prezantuar dy afrimet e para. Valentino Murata, ish-kapiteni i Bylisit dhe braziliani Stenio Junior.

Sa i përket ndeshjes e Skënderbeun, trajneri Daja, pavarësisht kulminimit  të karrierës së tij me atë skuadër, të shtunën kërkon ta mund me Partizanin e tij.

Nga ana tjetër Skënderbeu i Julian Ahmatajt duket të japë shenja pozitive pas fitores me Bylisin dhe barazimit me Kastriotin.

Top Channel