Vetëm 2 metra larg! Kalimtarja shpëton për mrekulli pas përplasjes së tmerrshme të dy makinave në Tiranë

15/01/2021 09:55

Një aksident i rëndë është shënuar dje në rrugën “Ismail Qemali”, pranë Ambasadës Italiane, në Tiranë.

Ngjarja tronditi gjithë të pranishmit, por më shumë dy kalimtaret të cilat i kanë shpëtuar për mrekulli përplasjes së dy automjeteve që mund të ishte fatale për to.

Në një video të të siguruar nga Top Channel shihet se si pak sekonda para se makinat të përplaseshin kokë më kokë njëra nga kalimtaret ndodhej në një largësi gati 2 metrash ndërkohë që kalonte rrugën, që rezultoi një shpëtim për të.

Nëse ajo do të ishte pak më afër ngjarja do të merrte pasoja fatale.

Por fatmirësisht nga aksidenti i rëndë pati vetëm dëme materiale, makinat janë copëtuar dhe njëra ka kaluar mbi trotuar.

Top Channel