Ditët e fundit të administratës Trump janë shënjuar nga skandal pas skandali, në formën e dhunës, ndalimeve të Twitterit, hetimit etj.

Tani, Uashington post shton edhe një tjetër. Gazeta flet për një vështirësi ekstreme me të cilën shërbimi sekret, i ngarkuar për të mbrojtur Jared Kushner dhe Ivanka Trump, është përballur në punën e tij. Siç raporton Uashington Post, Ivanka dhe bashkëshorti i saj nuk i lejojnë anëtarët e shërbimit sekret të përdorin tualetin në shtëpinë e tyre në Uashington, me gjashtë dhoma gjumi dhe shtatë tualete. Si pasojë, shërbimi sekret është detyruar të marrë një shtëpi të vogël me qira, aty pranë, ku agjentët mund të përdorin tualetin.

Dhe nuk e kanë pasur madje aspak të lehtë, pasi kanë kaluar muaj të tërë duke e kërkuar atë. Gazeta citon një burim që thotë: Është hera e parë që shërbimi sekret është gjendur në një ekstremitet të tillë, në vështirësi për të gjetur një tualet.

Burimi shtoi madje se agjentët e ngarkuar për ruajtjen e çiftit, të dëshpëruar për tu çliruar ndërsa ishin në detyrë, detyroheshin të kërkonin ndihmë tek kolegët për të përdorur tualetet në shtëpitë e Barak Obamës dhe zëvendëspresidentit mike Pence, që ndodheshin aty pranë.

Zgjidhja e problemit, nuk ka qenë e pa kushtueshme. Që nga shtatori 2017, qeveria federal ka marrë me qera një studio në bodrum, me një tualet, për shërbimin sekret dhe kjo ka bërë që 3 mijë dollarë në muaj, të taksapaguesve amerikanë, të shkojnë për këtë qëllim.

 

Top Channel