Fier/ Makina del nga rruga në përpjekje për të shmangur një tjetër automjet

15/01/2021 12:11

Makina është shkatërruar ndërsa shoferi ka marrë plagë të lehta.

Një automjet tip benz ka dalë nga rruga në aksin Fier-Patos pranë fshatit Portez.

Automjeti me targa “AA 338 TF” ka shmangur një tjetër automjet duke përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit është dëmtuar lehtë, ndërsa makina është shkatërruar pothuajse e gjithë.

Pranë vendit te ngjarjes kane mbërritur uniformat blu dhe po punohet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Top Channel