Parlamenti austriak miratoi  propozimin e qeverisë që personat që dëshirojnë të shkojnë në teatër apo të rezervojnë hotele, duhen të kenë një test negative të COVID-it.

Deputetët konservatorë në pushtet në një koalicion me të gjelbrit votuan për propozimin e qeverisë së kryeministrit, Sebastian Kurz.

Sipas medias së huaj, Social Demokratët e opozitës ishin gjithashtu në favor të vendimit, duke lejuar shumicën e kërkuar të dy të tretave, ndërsa e djathta ekstreme ishte kundër.

Dhoma Austriake e Tregtisë ka thënë më parë se është skeptike në lidhje me masat për kafenetë, hotelet dhe restorantet që tani janë të mbyllura.

Qeveria gjithashtu dëshiron të prezantojë një test të detyrueshëm negativ për koronavirusin kur hyn në një spital për të trajtuar sëmundje të tjera përveç COVID-19.

Top Channel