Mbi 11 milionë persona të vaksinuar kundër COVID deri tani në SHBA

15/01/2021 10:38

Numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID në SHBA u rrit në 23 milionë, derisa numri i viktimave është 388 mijë.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka bërë të ditur se deri më tani janë shpërndarë 30 milionë doza të vaksinave në vend, derisa të paktën 11.1 milionë doza janë aplikuar  në të gjithë SHBA-në.

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden, ka shpalosur një paketë për ndihmën ekonomike për sa i përket pandemisë në SHBA, në vlerë prej 1.9 trilion dollarë.

SHBA-ja është zona më e goditur në botë nga koronavirusi, dhe deri më tani ka aprovuar dy vaksina për luftimin e pandemisë.

Top Channel